Studiuesja shqiptare: Shpirtrat e pafajshëm kthehen në jetë shumë shpejt me trup tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pranvera Xhafa, njohëse e ezoterizmit dhe okultizmit ka deklaruar se shpirtrat e pafajshëm kthehen në jetë nga një trup në një tjetër dhe lindin me shenja.

Studiuesja e shkencave okulte u shpreh se të gjithë vijmë në jetë si energji në këtë planet në mënyrë që të kemi mundësinë të prekim lëndën dhe të përjetojmë emocione.

Pranvera Xhafa:

“Po ta vësh re ne nuk mbajmë mend asgjë para se të lindim, ashtu nuk do mbajmë mend edhe kur të vdesim sepse vijmë dhe riciklohemi. Nga kjo jetë mund të ndodhë që vijmë dhe riciklohemi shumë shpejt nga një trup në një tjetër ose mund të ndodhë që duhet të rrimë disa vite për të pastruar karmën tonë dhe të rikthehemi pas një kohe më të gjatë. Shpeshherë, shpirtrat e pafajshëm kthehen në jetë shumë shpejt nga një trup në një tjetër, mund të kenë pësuar një vdekje fatale, një aksident apo dikush i ka vrarë, ka qenë i pafajshëm dhe në të njëjtën kohë që pritet të lindë një fëmijë, një shpirt tjetër shkëputet dhe vjen në atë trup fëmije.

Ne vijmë duke qarë në jetë sepse pasi kemi kuptuar që kemi vdekur nga ajo që ishim, ne shikojmë ndërkohë që kemi vdekur, shikojmë trupin tonë që është shkëputur nga shpirti, shikojmë shumë gjëra dhe për disa orë akoma endemi. Shpirti akoma nuk arrin të pastrohet për 40 ditë dhe prandaj shpeshherë bëhen të 40-tat e trupave apo shpirtrave të vdekur sepse ka pasur raste që shpirti nuk ikën dhe qarkullon derisa ai të gjejë prehjen përtej dhe të pastrohet.

Në rastin kur ka qenë një shpirt i pastër, rikthehet menjëherë në një trup, në një fëmijë, në një bebe dhe zakonisht këto bebe kanë disa shenja në trup, fytyrë apo kokë ku kanë pasur vdekje tragjike, shenja ku janë vrarë i kanë kur lindin, kur vijnë në jetë. Mund t’i kenë të kuqe, viza të bardha dhe do t’i bartin shpeshherë për gjithë jetën. Këto tregojnë mënyrën se si ka vdekur dhe sa i ri është ky shpirt sepse zakonisht kur është i ri, ai mban mend shumë gjëra.”

Të fundit

Pritjes i erdhi fundi/ Apple lançon syzet më të reja “Vision Pro”

Apple prezantoi ditën e sotme setin e ri të përfolur prej kohësh që do t'i vendosë përdoruesit e saj...

Lirimi i Tahirit nga qelia/ Gazetarja zbulon prapaskenat: Bashkëshortja pësonte kriza…

Gjatë një emisioni televiziv, gazetarja Klodiana Lala zbuloi të tjera detaje në lidhje e çështjen e lirimit të qelisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir...

Gazment Bardhi: Si lindi platforma për bashkimin e Partisë Demokratike

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një intervistë për “Now" me Erla Mëhillin, foli për propozimin e tij për një...

Escobar e Lajçak “zbarkojnë” në Prishtinë, nis takimi me kryeministrin Kurti

Në ndërtesën e Qeverisë ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguari...

“Kosova nuk është Serbi”/ Deputetja britanike: Qytetarët në veri po kërcënohen

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, pas tensioneve në veri me serbët. Kearns, e cila është edhe kryetare e Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV