A rrezikohet Shqipëria nga sulmet terroriste iraniane? Rama: Jemi 100% të bindur që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, ka folur për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.

Në një intervistë për “Opinion” kryeministri Edi Rama është pyetur se sa e rrezikuar është Shqipëria nga një sulm terrorist iranian, Rama tha se deri në këto momente nuk ka informacione të tilla për një rrezik të shtuar.

“Nuk kemi të dhëna që ndihemi të rrezikuar, por nga ana tjetër kemi një regjim diabolik, dhe mund të jetë i paparashikueshëm përsa i përket këtyre ngjarjeve. Të dhënat e deritanishme tregojnë se nuk jemi të rrezikuar,”- tha Rama ndër të tjera.

Ndërsa shtoi se gjithsesi Shqipëria po monitoron gjithçka, pasi përballë kemi një regjim diabolik dhe të paparashikueshëm.

“Është një bombardim ndaj sistemeve tona digjitale me një synim të qartë që nuk e them unë, por skuadrat që janë marrë me këtë, për të zhdukur arkivat. Jemi 100% të bindur që Irani fshihet pas sulmeve kibernetike sepse kemi bërë një hetim shumë të thellë. Kemi prova, prova të nxjerra nga hetimet. Përputhen plotësisht të gjitha, edhe nga hetimi i dalë nga Microsoft”, tha ai.

Të fundit

Yjet dhe dashuria/ Pse ju do, sipas shenjave të Horoskopit

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ju ka marrë partneri juaj? Përtej kimisë, romancës, dashurisë, tërheqjes që ekzistonte patjetër mes...

Zyrtare/ Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në 6 shtete dhe 3 kontinente

Kupa e Botës 2030 do të jetë thelbësisht e ndryshme nga të gjitha të mëparshmet. Duke përfituar nga festimi i 100-vjetorit të turneut (filloi...

“Nuk ndryshon norma bazë e interesit”/ Sejko: Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet

Guvernatori i Banksës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë. Gjatë një konference për mediat, Sejko u shpreh...

Sabatini: “Tare ishte një intelektual dhe dominues, Lazio humbi shumë me largimin e tij”

Igli Tare i dha fund aventurës së tij te Lazio verën e kaluar, pas mosmarrëveshjeve të shumta me trajnerin Sarri, teksa presidenti Lotito në...

Victoria Beckham për tradhtinë e supozuar të David para 20 vitesh: U distancuam

Historia e tyre e dashurisë do të niste në vitin e largët 1998 gjatë një ndeshjeje futbolli për motive bamirësie, për t'u kurorëzuar në...

Lajme të tjera

Web TV