Divorci me Juven dhe telefonata nga Mourinho, Dybala i tregon të gjitha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paulo Dybala ka qenë njëri nga emrat më të përfolur gjatë merkatos verore.

Sulmuesi argjentinas mbeti futbollist i lire pasi i skadoi kontrata me Juventusin dhe shumë skuadra ishin vënë pas tij.

Megjithatë ishte gjiganti italian Roma që arriti ta fitoj garën për Dybalan dhe e gjitha kjo falë një telefonate nga trajneri Jose Mourinho që i bëri futbollistit.

Dybala ka folur për ‘Tyc Sport’ nga grumbullimi me Kombëtaren duke u rikthyer për të treguar prapaskenat e largimit nga Juventusi.

“Te Roma jam rikthyer të jem përsëri protagonist. Vitet e fundit te Juventusi nuk kanë qenë të lehta, ndryshimi më ka bërë shumë mirë. Mourinho më telefonoi dhe mu deshën pak minuta për të vendosur për të ardhmen time”, tha Dybala.

“Ishte e papritur të mbetesha pa kontratë, sepse ekzistonte një akord në lidhje me rinovimin, por më pas gjërat ndryshuan nga ana e klubit dhe trajnerit. Ata kishin në mendje një projekt të ri”, deklaroi sulmuesi argjentinas.

“Kam luajtur për Juventusin për shumë vite dhe ishte e vështirë të shkoja në një klub tjetër në Itali. E njoh kampionatin, luaj këtu prej shumë vitesh dhe e dija se nuk do vuaja sa i përket përshtatjes. Sot jam këtu, me iluzionin e pjesëmarrjes në Kupën e Botës”, u shpreh Dybala.

“Sa herë afrohet Botërori shtohet dëshira për t’u bërë pjesë e Kombëtares, nuk doja të mungoja. Të gjithë punojmë fort për të shkuar në Katar, por është trajneri ai që do të bëjë listën. Unë nuk ndryshoj, do të jap gjithçka për klubin tim në mënyrë që trajneri të më shohë dhe të më besojë”, deklaroi Dybala.

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV