“Kam firmosur që…”/ Meta: Ka pasur 25 kritere për tu futur në Sigurimin e Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se për tu futur në Sigurimin e Shtetit ka pasur 25 kriteve.

I ftuar në emisionin Top Story, Meta ka deklaruar se lajmet që ai është ish-sigurims janë lojëra, duke theksuar se Autoriteti i Dosjeve u shqetësia për një e-mail anonim. Po ashtu, Meta tha se pas këtij emaili, Autoriteti i Dosjeve mori 7 vendime të paligjshme brenda 24 orëve.

“Ka pasur 25 kritere për t’u futur në Sigurimin e Shtetit. Shkruhej emri i plotë, emër mbiemër, atësi. Këto janë lojrat e tyre. Kam një pyetje, Autoriteti i Dosjeve u shqetësia për një e-mail anonim që gjoja erdhi nga Amerika, erdhi me iniciale VFLP, një dosje që gjoja donte ta hiqte Berisha. Këta për 24 orë morën 7 vendime të paligjshme, kishin një ligj të gatshme, e çuan në Kuvend. E merr ai personi që gjoja e kisha spiunuar unë, që nga data 3, pra pas më shumë se 50 ditësh, ai thotë që kjo është një mashtrim dhe falsifikim. Ju nuk e keni lexuar i thotë, jeni palaço i thotë, se unë ato që kam thënë në 1990 kur më ka ndaluar sigurimi i shtetit, ia kam shkruajtur me shkrim dore. Kam folur vetëm me këta të tjerë,” tha Meta.

“Këta për të dëmtuar Ilir Metën, provoj kojnë të kaluarën e shumë njerëzve. Pse të shkoj unë aty, a jemi shtet ligjor. Jam verifikuar që nga 92 e vazhdim, kam firmosur nëj deklaratë që nuk kam qenë bashkëpunëtor etj, me përgjegjësi penale. Tani paskam shpikur përrallat e këtyre që e dimë ne kur janë gatuar. Më co në ndjekje penale, si të kam çuar unë. Unë të vete tek ato 5 fëlliqësira që i ka korruptuar Edi Rama. Për ca të vete unë, për aninomatin. Ata të vijnë tek prokuroria e Edi Ramës. Është beteje e fituar kjo, ka mbaruar me kohë”, shtoi ish-presidenti, duke iu përgjigjur akuzave.

Lexo edhe :  E dashura e re e Vincent Cassel duket fiks si ish-gruaja e tij

 

Të fundit

Rikthim me gol dhe largim mes duartokitjesh, ja nota e Brojës sipas “SofaScore”

Armando Broja u rikthye të luajë titullar pas shumë kohësh mungesë për shkak dëmtimi dhe udhëhoqi Chelsean drejt fitores...

VIDEO/ Chelsea rikthehet tek fitorja dhe mposht Fulhamin, shënon gol edhe Armando Broja

Chelsea bind në derbin e Londrës ndaj Fulham dhe rikthehet te fitorja në kampionat pas tre javëve. “Blutë” e Londrës diktuan ritmin e sfidë, ndërsa...

Po jep efekt Reforma në Drejtësi? Gjonaj: Pikë kthese për gjithë vendin

“Një gjë është e qartë unë e kam thënë dhe e kam stërthënë në fakt, por ka një gjë të qartë Partia Socialiste, mazhoranca,...

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë të jashtëzakonshme për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë më vonë këtë muaj, pas sulmit nga një grup...

DASH: S’e kemi verifikuar ende nëse ushtria serbe është tërhequr nga kufiri me Kosovën

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë verifikuar ende tërheqjen...

Lajme të tjera

Web TV