MSH publikon shifrat: Nuk ka humbje jete nga koronavirusi, ja sa qytetarë u infektuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 641 testime, 51 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 75 të shëruar në 24 orët e fundit

22 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 641 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 51 qytetarë, në këto bashki:

21 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Lezhë, Fier, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, Berat, nga 2 qytetarë në Mat, Delvinë, nga 1 qytetarë në Roskovec, Patos, Divjakë, Himarë, Elbasan.

Janë 807 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 75 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,319 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 51
Të shëruar në 24 orë 75
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 641

Lexo edhe :  “Mami më ka rrahur aq keq sa kam shenja dhe sot”/Personazhi TCH tregon historinë shokuese

Testime totale 1,977,055
Raste pozitive 330,715
Raste të shëruara 326,319
Raste Aktive 807
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 378
Shkodër 87
Elbasan 70
Fier 69
Vlorë 58
Durrës 38

Gjirokastër 26
Lezhë 25
Korçë 20
Dibër 20
Berat 16
Kukës 0

Të fundit

Hoxha zbardh vrasjen/ Si Artan Tafani ekzekutoi ish-pjesëtarin e grupit të Aldo Bares

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një nga vrasjet, ku ka marrë pjesë Artan alias Marjus Tafani, i penduari i...

Artan Hoxha: Laert Haxhiu ndante para me policët, ja lidhjet e fuqishme me autoritetet

Artan Hoxha, ka folur për Laert Haxhiun, grupi i të cilit u ekspozua për të paktën gjashtë vrasje, pas rrëfimeve të Artan Tafanit.  I ftuar...

Hetimet ndaj Arben Ahmetajt/ VOA: Prokuroria e Posaçme paralajmëron surpriza

Në Shqipëri, burime të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar thanë të enjten se hetimet ndaj ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj...

Ja cilat janë 30 figurat më të rëndësishme të Historisë

Historia është plot me personazhe që kanë transformuar historinë e njerëzimit. Sot bota është ajo që është falë mendimeve, ideve apo veprimeve të tyre....

Napoli reagon mbi “çështjen Osimhen”: Nuk kemi dashur ta ofendojmë, është aset për klubin

Napoli i ka dhënë fund diskutimeve në lidhje me çështjen e Victor Osimhen, ndërsa ka dalë me një deklaratë zyrtare, pas fitores ndaj Udineses,...

Lajme të tjera

Web TV