Projektligji për lundrimin, Peleshi: Vendosim Shqipërinë në hartën e vendeve të sigurta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi prezantoi sot në Kuvend  projektligjin për “Ndihmat detare dhe lundrimin”. Nga foltorja e Kuvendit Peleshi kërkoi nga deputetë që ta votojnë këtë projektligj, që siç tha ai aderimi i Shqipërisë në këtë organizatë ndërkombëtare e vendos vendin në hartën e vendeve të sigurta.

“Do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve të sigurta. Nisma për aderimin e Shqipërisë në këtë organizatë është e ministrisë së Mbrojtjes. Para pak kohësh kemi miratuar edhe ligjin për aderimin e Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të hidrografisë.

Me këtë të sotmin përforcojmë kuadrin ligjor për lundrim të sigurt. Edhe sot ne i zbatojmë rregullat e lundrimit të sigurt në mënyrë vullnetare, por anëtarësia në këtë organizatë na jep akses në trajnime, por edhe për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit. Do të mundësojë plotësimin e kuadrit ligjor në fushën e detarisë. Ka edhe një tarifë. Është 17675 euro në vit do të përballohet nga buxheti i ministrisë”, deklaroi Peleshi.


Të fundit

Trazirat hindu me myslimanët nuk duhet të ndodhin në Britani

Funerali i Madhërisë së Saj solli në plan të parë fenë, gjë që është e kuptueshme. Nga JAMES WHALE Përveç funeralit...

“Enigmë në mbrojtje”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Kampionatet rikthehen këtë fundjavë dhe shumica prej ekipeve do të kenë mungesa të rëndësishme. Ndeshjet e Nations League sollën lëndime të shumta të lojtarëve,...

Uragani Ian ‘pushton’ Floridën, 2 milionë qytetarë pa energji elektrike!

Uragani Ian la një shteg shkatërrimi në Floridën jugperëndimore, duke bllokuar njerëz në shtëpitë e përmbytura, dëmtuar çatinë e një njësie të kujdesit intensiv...

Kosova si Zvicra, propozon që njerëzit të lahen dyshe për të kursyer

Zëdhënësi i KEDS-it në Kosovë, Viktor Buzhala, ka dhënë propozimin e tij për të kursyer energjinë elektrike në kohë krize. Ai thotë se për të...

Meta në ditëlindjen e ish-presidentit Nishani: Do ta kujtojmë gjithmonë

Sot është ditëlindja e ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë pas komplikacioneve që i solli COVID-19. Ka qenë...

Lajme të tjera

Web TV