Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili ndodhet në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ku merr pjesë në selinë e OKB-së, ka folur për situatën politike në Shqipëri, sulmet e Iranit dhe takimin me presidentin e Kosovës, Albin Kurti.
Gjithashtu, në “Opinion”, ai iu është përgjigjur pyetjeve lidhur me marrëdhënien e tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Rama tha se ka një raport të mirë me Vuçiç, por sipas tij, ky raport ngrihet në bazë të interesit politik të Shqipërisë dhe Serbisë.
“Nuk është një raport kaq i afërt në sensin personal, po është një raport pozitiv bazuar te nevoja për ti shtyrë gjërat para dhe për të vendosur një bazë të marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve. Ne flasim hapur dhe kemi pjesën që nuk biem dakord. Nuk biem dakord fare për mënyrë se si shikojmë Kosovë e si do të shkojmë drejt ndarjes nga e shkuar në raport me Kosovën. Por bisedojmë që në të shkuarën nuk ndodhte. Politika është interes. Raporti im me presidentin serb është raport i bazuar në interesin politik për Shqipërinë. Këto duhet të kemi parasysh kur flasim për Serbinë”, tha kryeministri.