Yuri Kim: Enver Hoxha u përpoq të helmojë miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikanëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja Yuri Kim deklaroi ditën e sotme se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, u tentuan të shkatërroheshin në periudhën e regjimit të diktatorit Enver Hoxha.

Gjatë eventit që po zhvillohet në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, Kim u shpreh se edhe pas 31 vitesh ka edhe shumë punë për të bërë për marrëdhëniet e dy vendeve.

“Regjimi i Hoxhës mbylli vendin dhe u përpoq të helmojë miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikaneve.

Në vitin 1991 pati një fillim të ri. Edhe pse kam parë me mijëra herë fotografi, ende më prekin shumë fotot e 300 mijë shqiptarëve.

U mblodhën në sheshin Skënderbej për të thënë se ne jemi me ju, për të dëgjuar sekretarin Baker se liria funksionon.

31 vite pas rënies së komunizmit mbetet ende shumë për të bërë. Mendoni sa shumë kemi përparuar”, u shpreh Kim.

Të fundit

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku...

“Nuk më nderuan si kampion bote”, presidenti i PSG Al-Khelaifi i kundërpërgjigjet Messit

Lionel Messi deklaroi para disa ditëve se klubi i Paris Saint-Germain nuk i shprehu asnjë mirënjohje për faktin që u shpall Kampion i Botës...

Pesëdhjetë vjet më parë vdiq Pablo Neruda, poeti i popullit

Duke hyrë në histori si një nga këngëtarët e mëdhenj të dashurisë, Neruda i donte njerëzit: ai ishte poeti i popullit. Dhe për pjesën...

Dosja e krimeve të luftës/ Akuza Rusisë për shkaktimin e qëllimshëm të urisë në Ukrainë

Avokatët e të drejtave të njeriut po punojnë me prokurorin publik të Ukrainës për të përgatitur dosjen për t'ia dorëzuar gjykatës penale ndërkombëtare   Nga Dan...

Zgjedhjet në Kukës, numërohen 46 kuti votimi, ja kush kryeson me 3 mijë vota

Kur janë numëruar 46 nga 74 kuti votimi, Albert Halilaj ka përforcuar kryesimin me 3069 vota. Janë numëruar 46 nga 74 kuti Albert Halilaj  7397 Emri Vata...

Lajme të tjera

Web TV