Arrestimi i mjekut për 20 mijë lekë/ Spitali i Traumës: Inkurajojmë drejtësinë të hetojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka reaguar ditën e sotme zyrtarisht Spitali i Traumës pas arrestimit të mjekut Fitim Marku.

Kujtojmë se mjeku Marku akuzohet se mori ryshfet nga pacienti i tij.

Bëhet me dije se në një reagim për mediat, spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për ta çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes dhe kërkon që të vërë para drejtësisë këdo që është i përfshirë.

Nga ana tjetër në deklaratën e spitalit thuhet se kjo ngjarje nuk duhet të njollosë punën e bluzave të bardha.

Nisur nga ngjarja e sotme e ndalimit të mjekut me inicialet F.M, Spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për të çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë këdo që përfshihet në veprime të kundërligjshme, përkundrejt shërbimit që ofrohet për qytetarët.

Raste të tilla nuk duhet të përkthehen në njollosjen e të gjitha bluzave të bardha, mjekëve dhe infermierëve, të cilët e kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve.

Garantojmë qytetarët se, në Spitalin Universitar të Traumës nuk u ndërpre dhe nuk do të ndërpritet në asnjë moment shërbimi për këdo që ka nevojë për kujdes mjekësor”, thuhet në reagim.


Të fundit

Tronditëse/ Fundoset anija me emigrantë në Itali, katër të zhdukur, mes tyre një foshnjë

Një anije e vogël plot me emigrantë u fundos mbrëmjen e djeshme në ishullin jugor të Italisë, Lapedusa. Për pasojë...

FIFA hap hetime ndaj Serbisë për ndeshjen me Zvicrën, nuk ka procedurë për Granit Xhakën

FIFA ka hapur hetimet ndaj Serbisë pas ndeshjes me Zvicrën të premten mbrëma ku serbët u mposhtën me rezultatin 3 me 2. Sipas gazetës...

Samiti i Tiranës/ Vuçiç e konfirmon ardhjen në Shqipëri: Gjëra shumë të mira na presin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç po udhëton drejt Tiranës për të marrë pjesë në Samitin e nesërm BE-Ballkani Perëndimor. “Rrugës për në Tiranë do të...

Tymi i zi mbulon gjithçka, Ukraina nën sulmin e raketave ruse

Ukraina është aktualisht nën një sulm të vazhdueshëm me raketa të llojeve të ndryshme nga Rusia. Ashtu siç u paralajmërua më herët, një numër i...

SHBA/ Udhëheqësi i sektit fetar u martua me mbi 20 gra, në listë edhe e bija

Një udhëheqës kulti në SHBA është martuar me më shumë se 20 gra, shumica prej tyre nën moshën 15 vjeç, duke përfshirë madje dhe...

Lajme të tjera

Web TV