Mbyllja e kolegjit turk në Tiranë/ Reagon për herë të parë kryeministri Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit të qeverisë për të mbyllur kolegjin turk “Mehmet Akif”. Në një shënim në rrjetet sociale, Rama shkruan se publiku është “bombarduar”, siç pretendon ai me lajme të rreme. Kreu i qeverisë thotë se është shitur godina dhe është hapur aktiviteti diku pa marrë leje në shkelje të ligjit.

“Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë.

Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës.

Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi”, shkruan Rama.

Të fundit

Ballkani mposhtet minimalisht në Çeki nga Plzen, paraqitje dinjitoze nga suharekasit

Ballkani i pafat në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Conference League. Skuadra nga Suhareka u mund minimalisht...

Spektakël në Holandë mes Ajax dhe Marseille, AEK ”shokon” Brightonin në shtëpi

Shumë gola për një pikë në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, me Ajaxin dhe Marseillën që ndanë nga një pikë falë barazimit spektakolar 3-3....

Biden do dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare SHBA, Jake Sullivan, tha në një konferencë për shtyp, se Presidenti Joe Biden, do njoftojë Zelensky një paketë të re...

Duheshin 84 vota, Kuvendi shtyn rritjen e pagave për Kushtetuesen

Kuvendi nuk mundi të miratonte as këtë të enjte ligjin për Gjykatën Kushtetuese që parashikon rritjen e pagave për anëtarët e saj. Kjo për...

Ekzekutohet një 33-vjeçar në Shkodër, të dhënat e parae

Shkodër/Informacion paraprak   Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç,...

Lajme të tjera

Web TV