Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif Ersoy”, reagon Kushi: Ja shkeljet që ka bërë kolegji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, vendim që u mor nga Këshilli i Ministrave.

Sipas ministres Evis Kushi, kjo shkollë ka nisur procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standarteve të godinës. Po ashtu theksohet se ky kolegj nuk i ka plotësuar më tej kriteret ligjore.

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Nisur nga interesimi dhe spekulimet në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.
1. Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.
2. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.
3. Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet.

Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve. Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit.
Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekulimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron të gjithë të interesuarit për këtë çështje, se në këtë fillim viti shkollor nuk janë vënë re raste të tjera shkeljesh të së njëjtës natyrë dhe kriteret e standardet ligjore janë të përmbushura për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave jopublike.

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV