Ftesë për lexim/ “Princ të vogël” dhurata e Ekzyperisë për të rriturit e paaftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I shkruar nga shkrimtari i shquar francez Antuan Dë Sent-Ekzyperi, libri është një përrallë për të rritur, shumë herë më tepër se për të vegjëlit.

Nga Leonard Veizi

Lexoni “Princin e vogël” dhe do të kuptoni shumë. Shumë më tepër se po të lexoni një dyzinë romanesh me detektivë e spiunazh dhe një tjetër me letërsi rozë ku flitet për dashuriçka patetike.

Ai është një libër i shkruar për t’u kuptuar nga të gjithë. Duket sikur u është dedikuar fëmijëve, me një historinë të thjeshtë. Por në fakt faqet e tij janë të mbushura plot me mesazhe të thella që vlejnë gjithëkënd. Në të trajtohen temat e vetmisë, miqësisë, dashurisë dhe të humbjes.

Përralla tregon historinë e një fëmije, princi i vogël, i cili udhëton nëpër univers duke fituar shumë përvojë e plot gjëra të mençura. “Princi i vogël” që viziton planetet në hapësirë, ulet edhe në Tokë. Ai është një simbol i një personi – një endacak, që kërkon në pafundësinë e universit kuptimin e fshehur të gjërave. Kështu ai arrin të ketë një vizion të vërtetë të botës: ku ai mëson çmimin e miqësisë, dashurisë dhe bukurisë së vërtetë.

Pavarësisht stilit të Ekzyperisë si një naracion për të vegjël, Princi i Vogël bën vëzhgime rreth jetës, të rriturve dhe natyrës njerëzore.

Autori e përshkruan veten si një pilot avioni dhe një ditë, avioni i tij rrëzohet në Sahara, larg qytetërimit. Ai ka një furnizim tetë ditësh me ujë dhe duhet të rregullojë aeroplanin e tij. Këtu, ai ndeshet papritur me një fëmijë të cilin e quan “Princi i vogël”. Princi ka flokë të artë, një të qeshur të këndshme dhe do të përsërisë pyetjet derisa të marrin përgjigje.

Autori fillon me një diskutim mbi natyrën e të rriturve dhe paaftësinë e tyre për të perceptuar “gjëra të rëndësishme”. Si një provë për të përcaktuar nëse një i rritur është po aq i ndritur sa një fëmijë.

Lexo edhe :  Për herë të parë në Shqipëri, pikturat e Van Gogh në ekspozitën digjitale të Korçës

Gjatë tetë ditëve në shkretëtirë, ndërsa rrëfimtari përpiqet të riparojë avionin e tij, princi rrëfen historinë e tij të jetës. Ai vizaton portrete aspak simpatik të të rriturve të cilët përshkruhen si mendjengushtë të pashpresë. Në të kundërt, fëmijët arrijnë urtësinë përmes mendjes së hapur dhe gatishmërisë për të eksploruar botën përreth tyre dhe brenda vetes. Tema kryesore e fabulës shprehet në sekretin që dhelpra i thotë Princit të vogël: “Vetëm me zemër mund të shihet me të drejtë: ajo që është thelbësore është e padukshme për syrin”.

Ekzyperi shkroi për kuptimin e jetës dhe në këtë angazhim letrar të tij e ndihmoi zhanri i parabolës, i cili karakterizohet nga një moral i theksuar në finale, një ton udhëzues i tregimit. Sipas këndvështrimit të shumicës së kritikës që kanë shkruar për këtë fenomen: libri është një përrallë për një fëmijë, por një përrallë që ka marrë formën e një shëmbëlltyre filozofike.

“Princi i Vogël”, që është dhe vepra më e njohur e shkrimtarit frëng Antuan de Sent Ekzyperi, u botua në prill 1943, duke qenë kështu libri i tij i fundit. Romani u kthye në veprën e tij më e suksesshme, me rreth 200 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Kjo e bën “Princin e vogël” një nga librat më të shitur dhe më të përkthyer në historinë e letërsisë. Sepse pretendohet se është përkthyer në mbi 500 gjuhë dhe dialekte të ndryshme.

Lexoni “Princn e Vogël” dhe do të kuptoni shumë. Shumë më tepër se po të lexoni dy dyzina me letërsi gjithllojesh.

Të fundit

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

Lajme të tjera

Web TV