Futbolliѕtja bukuroѕhe refuzon Zvicrën, zgjedh Ѕhqiрërinë: Vendi huaj s’bëhet kurrë i yti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atë që nuk e kanë bërë shumë futbollistë meshkuj, e bën një futbolliste femër, që refuzon Zvicrën dhe vjen të përfaqësojë Shqipërinë.

Mimoza Hamidi, e lindur në Preshevë, edhe pse u kërkua nga Kombëtarja e Zvicrës, vend në të cilin jeton, zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë.

Futbollistja e Basel tha se e ka thirrur gjaku shqiptar. “Ata në Zvicër janë sjellë shumë mirë me mua dhe kam pasur shanse të mëdha të luajë për vendin e tyre.

U mendova mirë dhe kam ecur me shprehjen që vendi i huaj nuk bëhet kurrë i yti. Më ka thirrur gjaku shqiptar”, tregon Hamidi.

Kur ka qenë më e vogël, i është dukur intriguese Kombëtarja e Zvicrës. Në rrëfimin e saj, ajo tregon se ka qenë pjesë e disa seleksionimeve të zhvilluara nga përfaqësuesja zvicerane si dhe ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të moshave.

Pavarësisht se është rritur dhe ka jetuar në Zvicër, ajo mbetet një tifoze e përjetshme e Shqipërisë, ndërsa shprehet se fanella e Kombëtares është e rëndë dhe ajo do mundohet ta nderojë sa më shumë.

“Kam qenë gjithmonë tifoze e Shqipërisë, që prej momentit kur kam filluar të luaj futboll. Jo vetëm unë, por të gjithë si familje. Vjen ndoshta edhe nga fakti se jemi shumë patriotë. Edhe kur e vesh fanellën kuqezi, e kuptoj rëndësinë që ka. Është e rëndë për mua, por mundohem që ta mbaj sa më lart dhe uroj të shënoj sa më shumë gola”, tregon Hamidi.Norway v Albania, Womens World Cup Qualifier, Oslo, Norway Oslo, Norway 06th, September 2022 Mimoza Ha

Të fundit

Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush

Nga Çapajev Gjokutaj  Mirë e kishe shkruar statusin e sotëm – më tha arkëtarja e marketit, juriste në profesion –...

“Fuqizimi i grave”/ Meta: Gratë në PL do shpërthejnë. Çantat e shtrenjta dhe takat…

Partia e Lirisë po mban tryezën me temë “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave – garanci për një të ardhme më të mirë për...

Protesta e dhunshme para bashkisë Tiranë, tre të arrestuar

Policia e Tiranës ka vë në pranga tre persona pas protestës se dhunshme, që u mbajt një ditë më parë pranë bashkisë së Tiranës. Ata...

Faturat e papaguara të energjisë elektrike, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

OSHE Group ka prezantuar skemat lehtësuese deri në fund të vitit 2024, për detyrimet e papaguara të energjisë. Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve...

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse do vezhgoja një moment të...

Lajme të tjera

Web TV