Gratë presin flokët e djegin shamitë/ 35 viktima nga protestat e ashpra në Iran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media shtetërore iraniane raporton se të paktën 35 njerëz janë vrarë në më shumë se një javë protesta në Iran, që po organizohen pas vdekjes së 22-vjeçares, e cila u arrestua nga Policia e moralit për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit.

“Numri i njerëzve që vdiqën në trazirat e fundit në vend është rritur në 35 persona”, tha agjencia e lajmeve Borna, e cila është e lidhur me ministrinë e Sportit të Iranit, vonë më 23 shtator, duke cituar televizionin shtetëror.

Numri zyrtar i të vdekurve kishte arritur më parë në 17, përfshirë pesë zyrtarë policorë.

Protestuesit kanë dalë në rrugët e qyteteve të mëdha anembanë Iranit, përfshirë Teheranin, për tetë ditë rresht, që nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini.

Gruaja kurde u shpall e vdekur tri ditë pasi Policia e moralit, një njësi përgjegjëse për zbatimin e Kodit të rreptë të veshjes për gratë në Iran, e arrestoi atë në Teheran për mbajtjen e shamisë së kokës në mënyrë “të pahijshme”.

Policia tha se ajo vdiq nga një sulm i papritur në zemër, por aktivistët hedhin poshtë këto pretendime, duke argumentuar se ajo ishte rrahur gjatë arrestimit.

Protestat nisën në vendlindjen e Aminit, në provincën Kurdistan, por më pas u përhapën edhe në pjesë të tjera të vendit, përfshirë edhe në kryeqytetin iranian, Teheran.


Të fundit

Japonia kërkon të shkaktojë surprizën e radhës ndaj Kroacisë, ja formacionet zyrtare

Japonia dhe Kroacia do të përballen në 1/8 e finales në Kupën e Botës. Japonezët arritën deri në këtë fazë...

Shifra stratosferike, zbulohet klubi i ri dhe kontrata e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo do të luajë për Al-Nassr nga 1 janari. Prestigjiozja spanjolle “Marca” shkruan se gjithçka është e mbyllur dhe se “ylli” portugez do...

The Telegraph: Anglia ka nevojë të ndryshojë sistemin e emigracionit

Media britanike The Telegraph ka theksuar se e vetmja mënyrë për të ndaluar emigrimin e paligjshëm në Angli është duke ndryshuar sistemin e emigracionit....

Tronditëse/ Fundoset anija me emigrantë në Itali, katër të zhdukur, mes tyre një foshnjë

Një anije e vogël plot me emigrantë u fundos mbrëmjen e djeshme në ishullin jugor të Italisë, Lapedusa. Për pasojë katër pasagjerë rezultojnë të zhdukur. Midis...

FIFA hap hetime ndaj Serbisë për ndeshjen me Zvicrën, nuk ka procedurë për Granit Xhakën

FIFA ka hapur hetimet ndaj Serbisë pas ndeshjes me Zvicrën të premten mbrëma ku serbët u mposhtën me rezultatin 3 me 2. Sipas gazetës...

Lajme të tjera

Web TV