Shqipëria mes Greqisë dhe Turqisë! Xhaçka takon ministrat e jashtëm të dy shteteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që u mbajt në Nju Jork. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka publikuar foto të kryediplomates Xhaçka me dy kryediplomatët e Greqisë dhe Turqisë.

Në foto duket se ministrja e Shqipërisë po diskuton me atë të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe atë të Greqisë, Nikos Dendias, vendet e të cilëve kryeministri Edi Rama i ka ftuar për t’ju bashkuar në nismën “Open Ballkan”.

Duket se një palë e tretë ka qetësuar gjakrat me Turqisë dhe Greqisë, të paktën në këtë takim.

Kujtojmë që, kohët e fundit ka patur një shtim të tensioneve mes dy shteteve, ku një varkë peshkimi turke u qëllua nga rojet bregdetare greke si edhe pati raportime se raketat S-300 të Greqisë në Kretë mbajtën në shënjestër për disa minuta avionët turq në Egje.

Turqit kërkojnë nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa së fundmi grekët janë armatosur rëndë përballë kërcënimeve të fqinjëve për luftë.

Sakaq, Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve nga Evropa Juglindore dhe transformimin e këtij rajoni në një zonë paqeje, sigurie, stabiliteti dhe bashkëpunimi, me synimin kryesor integrimin e plotë të tij në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Të fundit

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi...

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të 2024. Vendimi “Për miratimin e...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

Lajme të tjera

Web TV