Moti i keq në vend, Ministria e Mbrojtjes apel Bashkive: Merrni masa, priten përmbytje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia prej dy ditësh ndodhet nën pushtetin e motit të keq, ndërkohë që gjatë ditës së nesërme pjesa më e madhe e Europës përfshirë edhe Shqipërinë do të ketë rrebeshe shiu.

Shqipëria pritet të “pushtohet” nga moti i keq gjatë gjithë javës që vjen, ku parashikohen reshje të dendura shiu.

Ndaj, Ministria e Mbrojtjes dhe Autoriteti Kombëtar i Mbrojtes Civile, u kanë bërë thirrje kryetarëve të Bashkive në qarkun E Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Dibrës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës që të marrin masat për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ministra e Mbrojtjes dhe AKMC u bën thirrje autoriteteve vendore të marrin të gjitha masat e nevojshme e duke paralajmëruar vaçanërisht popullatën në ato zona, ku parashikohet që kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga stuhia apo përmbytjet.

Njoftimi:

IGJEUM dhe SHMU  parashikojnë përkeqësim të motit

Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC thirrje bashkive të marrin masat

Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Si pasojë e rreshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Problematika mund të ketë edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

Në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës dhe Drini i Lezhës pritet një rritje e prurjeve.

Bazuar në këto të dhëna, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile u bën thirrje autoriteteve vendore të marrin të gjitha masat e nevojshme duke paralajmëruar vaçanërisht popullatën në ato zona, ku parashikohet që kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga stuhia apo përmbytjet.

Agjencia e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave të pushtetit vendor të marrin masat e nevojshme për kontrollin e vazhdueshëm të sistemeve të kanaleve kulluese, të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e argjinaturave të lumenjve, digave të ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë, të kontrollojnë funksionalitetin e hidrovorëve si dhe të mbajnë në gatishmëri kapacitetet logjistike dhe burimet njërëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundëshme.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të jenë në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në raste emergjente.

/Abcnews.al/

Të fundit

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk...

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të jenë më të mëdha, pasi...

Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me...

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial. Të apasionuarit pas...

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga...

Lajme të tjera

Web TV