U arrestua një muaj më parë në Bilisht, Deizi Arapit i djegin sërish makinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një makinë është djegur gjatë orëve të vona të natës në Bilisht.

Mësohet se mjeti është në pronësi të 27-vjeçares Deizi Arapi dhe është djegur plotësisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe ende nuk është përcaktuar nëse djegia e mjetit ka qenë e qëllimshme apo aksidentale.

Kjo është hera e dytë që 27-vjeçares i djegin makinën.

Deizi Arapi u arrestua një muaj më parë pasi u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike.

27-vjeçarja së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre duke shkaktuar zhurmë në rrugët e qytetit.

Kur policia mbërriti për t’i shoqëruar, motrat nuk kursyen fjalorin banal ndaj uniformave blu.

Në vitin 2018 Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

Të fundit

Victoria Beckham për tradhtinë e supozuar të David para 20 vitesh: U distancuam

Historia e tyre e dashurisë do të niste në vitin e largët 1998 gjatë një ndeshjeje futbolli për motive...

Prapaskenat/ Si Luis Enrique largoi Verrattin: “Je prototip i futbollistit që urrej”

Luis Enrique ka kryer një “revolucion” te PSG, duke larguar nga skuadra futbollistët që nuk dëshironte. Madje ndonjë prej tyre edhe e urrente. Emra si...

Papa Françesku: Masat ndaj ndryshimeve klimatike janë të pamjaftueshme

Reagimet ndaj ngrohjes globale janë të pamjaftueshme ndërsa bota po shembet, tha në një deklaratë ditën e sotme Papa Françesku. Ai paralajmëroi kundër opinioneve...

Bonucci dhe “tersi” tek Union Berlin, vetëm humbje për gjermanët që nga transferimi i tij

Efekti surprizë për Unionin e Berlinit duket se ka përfunduar dhe skuadra kryeqytetase është zhytur në një krizë rezultatesh, aq sa për të gjetur...

SHBA: Nuk parashikohet rritje e trupave amerikane në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pritet ta rrisin praninë ushtarake në Kosovë pas ngjarjeve të 24 shtatorit. Këtë e ka konfirmuar koordinatori për...

Lajme të tjera

Web TV