Çudit Sazan Guri: Napoleoni ishte shqiptar, mbiemrin e kishte…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket e habitshme të dëgjosh se figura të njohura të historisë botërore, janë me origjinë shqiptare…

Megjithatë, pak ditë më parë, i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Sazan Guri tha se Picasso dhe Napoleon ishin shqiptarë. “Jean Marais, aktori i madh francez, është me origjinë klefte nga Athina. Është çam. Picasso me prindër nga çamëria. Napoleon me prindër të ardhur nga Mani.”, tha mes të tjerash ai.

Ndërkohë, gjatë intervistës që dha sot për emisionin, ai argumentoi se pse Napoleoni ishte shqiptar. Sipas tij, familja e tij ishte larguar në vitin 1308 dhe kishte pasur mbiemrin Kolgjeri. Ai foli dhe për një takim me arbëreshët, ku kishte munguar përkthyerja dhe sipas të cilit, ishte folur në gjuhën arbëreshe.

“Kam kuptuar që Epiri dhe Mani janë dy krahina të njëjtë, andej nga është Napoleon Bonaparti. Më erdhi një shkresë mbrëmë nga Edmond Haxhinasto që e kishte lexuar vetë ku i shpjegohej Ramiz Alisë që kanë ikur nga Shqipëria në 1308. Familja e tij kishte mbiemër Kolgjeri, Ikën në Man. Stërnipi i Napoleonit do të vinte mbret në 1914 në Shqipëri”, tha ai.

Ndërkohë në një postim në Facebook, Sazan Guri shkruan:

IV. Ja dhe tete te tjera pe N. Bonapartin si bir shqiptari dhe mendoj se boll, nese nuk bindeni ka edhe njehere sa kaq. Perse duhet te njohim te medhenjt tane do ta themi here tjeter………
24. Në një takim të djalit të Napoleonit me arbëreshët, mungoi përkthyesi dhe sekretaria i kërkoi që të anullohej takimi, jo do të bëhet ja ktheu djali i perandorit dhe takimi u krye në gjuhën arbëreshe.
25. Një stërnip i Napoleonit ishte pretendent për Mbret apo Princ në vitin 1914, me të drejtën si person i derës së dalë nga arbëria.
26. Në situata të vështira, Napoleoni si Aleksandri i Madh apo se Qemal Ata turku shfrynte në një gjuhë tjetër.
27. Ajo SHQIPONJA E ARTË që Napoleoni e mban në gji tregon se ai është ZEMËR SHQIPTARI.
28. Para 10 vjeteve, një reviste zvicerane shkruante per Bonaparten: me titull Shqipetari qe na prishi rendin kushtetues.
29. E dinë tanë bota që Napoleon kishte mbiemrin e parë kalmiri që u kthye në pjesë miri (bonaparte) për të kujtuar zonën fisnike nga vinte.
30. Truprojat e tij personale flitnin shqip, gadishulli ilirik është quajtur per here te fundit iliri nga napolon kalmiri (bonaparte), kur ai ishte mbreti i Frances, për të cilën kërkoi e planifikoi që së bashku me Bushatlliun e Ali Pashën ta ribënte, por nuk u la nga planet ruse dhe perandoria Danubiane, si dhe ajo turke, dhe pas tyre fshihej dora e fuqisë tjetër të madhe në atë kohë, siç ishte Britania.
31. Shprehja e famshme e Napoleon Kalmirit (bonapartit) ishte kur flas me gra flas frengjisht, por kur flas me burra flas shqip.

Të fundit

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00...

Lajme të tjera

Web TV