Gareth Southgate nuk dorëzohet: Jam njeriu i duhur për këtë ekip

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gareth Southgate është i ndërgjegjshëm se është në presion, por thotë se është i bindur se ai është njeriu i duhur për të udhëhequr kombëtaren e Anglisë në Botërorin e Katarit. Pasi arritën në gjysmëfinalet e turneut të katër viteve më parë në Rusi, ndërsa në Europianin e fundit shkuan në finale, “Tre Luanët” mbeten një nga favoritet për të triumfuar në Katar këtë dimër.

Por gjërat nuk kanë shkuar mirë këto muajt e fundit, ku ata ranë në Ligën B të Ligës së Kombeve përpara se të luhet ndeshja e fundit e grupit kundër Gjermanisë sot në “Wembley”.

Southgate u vërshëllye nga disa prej tifozëve në “San Siro” pas humbjes 1- 0 me Italinë të premten, e cila ishte ndeshja e pestë pa fitore. Kjo ka rritur presionin mbi ishullorët, të cilët do ta nisin Botërorin në 21 nëntor në ndeshjen kundër Iranit.

“Shikoni, unë mendoj se situata aktuale është kjo që është dhe unë duhet ta pranoj atë”, tha trajneri përpara duelit me Gjermaninë.

 

“Unë mendoj se jam njeriu i duhur për ta dërguar skuadrën në turne. Mendoj se kjo është mënyra më e sigurt, padyshim. Nuk mendoj se loja kundër Italisë ishte shumë e dobët.

E di që do të tallen me ne për shkak të serisë së humbjeve. Por mua më duhet ta ndaj verën dhe rrethanat e këtyre muajve nga kjo ndeshje”.

I pyetur nëse ai ka besim se Anglia do të ketë kthyer faqe kur të afrojë Botërori, Southgate u përgjigj:

“Po, padyshim. Ne po luajmë dhe kemi luajtur kundër disa prej skuadrave të nivelit më të lartë dhe do të përmirësohemi nga kjo. Dhe në veçanti do të kenë fituar lojtarët e rinj që duhet të kenë mësuar shumë prej tyre. E dimë që duhet të përmirësohemi”.

Të fundit

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Lajme të tjera

Web TV