Ish-futbollisti i Chelsea kritikon ashpër Arnold: “Niveli i tij është për Championship!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trent Alexander-Arnold konsiderohet gjerësisht si një nga anësorët e djathtë më të mirë në qarkullim teksa te Liverpool shpeshherë e kanë zgjidhur ndeshjen falë asisteve të 23-vjeçarit. Megjithatë, Arnold vuan në aspektin difensiv dhe ndodh që kundërshtarët të përfitojnë e ta godasin skuadrën e Jurgen Klopp pikërisht në krahun ku aktivizohet anglezi.

Ndaj, mbrojtësi përveç elozheve, përfundon edhe në qendër të kritikave ndërsa së fundmi, ish-lojtari i Chelsea, Frank Leboeuf thekson se Arnold në repartin defensiv ka një nivel të denjë vetëm për Championship, nivelin e dytë të futbollit anglez.

“Shikojeni pak Alexander-Arnold, dua të them unë e dua shumë atë për kualitetet ofensive. Por, nëse flasim për aspektin difensiv, atëherë ai ka një nivel për Championship. Mua më duket sikur ai mund të luaj vetëm në skemat e Klopp, pasi do të vuante shumë në skuadrat e tjera. Nëse do të punoja me Arnold, atëherë do t’i sugjeroja që në ndonjë rast “t’i hedhë sytë” edhe për atë që ndodh pas shpinës së tij”, thekson Leboeuf.

 


Të fundit

Brenda më pak se 24 orëve, ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Nga ora 18.00 e ditës së shtunë, nafta do...

Po vjen stuhia! Çfarë do të ndodhë përballë Vlorës dhe Himarës

Pavarësisht se dita nisi me mot të kthjellët dhe temperatura tipike për këtë periudhë të vitit, moti nuk do të vijojë i tillë gjatë...

VIDEO/ Cristiano Ronaldo i acaruar me trajnerin pasi e zëvendësoi: “Ti gjithmon nxiton ..

Portugalia humbi ndeshjen e fundit të grupit në “Katar 2022”, e mundur 2-1 nga Koreja e Jugut. Kësisoji, kombëtarja e drejtuar nga trajneri luzitan...

Incident në zyrën e PD-së, përjashtohen nga primaret dy kandidatët në Kurbin

Dy kandidatë e PD në primaret e Kurbinit, Edmon Shkoza dhe Alfred Dajci janë përjashtuar nga zgjedhjet brenda partisë. Ka qenë Komisioni i Organizimit dhe...

Ambasada e SHBA paralajmërim për “trazira” në datën 6 dhjetor

Deklaratat e Partisë Demokratike se protesta e 6 dhjetorit është vetëm sensibilizuese e zotimeve se tubimi do të jetë paqësor nga fillimi në fund,...

Lajme të tjera

Web TV