Kim dhe Balluku te termocentralet në Vlorë: Ishim në garë me Gjermaninë, por i morëm ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Vlorë janë instaluar dy termocentralet lundruese për prodhimin e energjisë. Ambasadorja amerikane Yuri Kim së bashku me zv. kryeministren Belinda Balluku ishin nga afër për t’i parë dy njësitë gjeneruese të energjisë.

Balluku tha se do të prodhojnë 15% të energjisë vendase.

“Ne këtu do të prodhojmë 15% të nevojës vendase. Nga ana tjetër do të kursejmë më shumë se gjysmën e atyre parave, gati 60% me çka do të importonim këtë 15% energjie që na mungon.

Janë në një kontratë 2-vjeçare. Pas dy vitesh kemi të drejtën të diskutojmë me kompaninë për blerjen përfundimtare me një çmim simbolik dhe të vendosen njëherë e përgjithmonë si asete. Ne mund ti përdorim për prodhim, pasi janë njësi që ne i kontrollojmë. Por mund të jepen nga Shqipëria me qira vendeve të tjera”, tha ministrja.

Balluku zbuloi se ishin në garë me Gjermaninë se kush do t’i marrë dhe kompania vendosi t’i sjellë në Shqipëri.

“Kemi qenë në garë me Gjermaninë, nëse do të vinin këtu apo do të shkonin në Berlin. Unë pyesja çdo ditë kur do vinë. Ishte problemi i detit sepse janë njësi të rënda dhe kërkojnë kushte të mira lundruese. E gjitha Evropa po mundohet të instalojë njësi të tilla”, tha Balluku.

Ndërkaq, ambasadorja amerikane theksoi rëndësinë e termocentraleve lundruese, në një kohë kur bota është duke u përballur me krizën e energjisë.

“Jemi me fat se që nga viti 2020 kemi filluar të flasim për energjinë. Jam me ministren, nuk duken të bukura, por rëndësi ka që funksionojnë. Nëse kjo funksionon si duhet të prodhojnë të paktën 114 megavat. Kjo mund të përmbushë 12-15 % nevojat për energji në vend. Në terma mesatarë do të thotë 150-200 mijë shtëpi”, tha Kim.

Lexo edhe :  "Nëse fitoj do kuroj djalin", Meritoni shpërthen në lot teksa tregon për të birin

Pritet që dy njësitë të fillojnë prodhimin e energjisë në fund të vitit.

Të fundit

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Lajme të tjera

Web TV