Lavrov në OKB: Rajonet e Ukrainës do të jenë nën “mbrojtjen tonë të plotë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se rajonet e Ukrainës ku po mbahen referendume që janë hedhur poshtë nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë, do të jenë nën “mbrojtjen e plotë” të Rusisë nëse aneksohen nga Moska.

Referendumet në katër rajone lindore të Ukrainës, që synojnë aneksimin e territorit që Rusia ka marrë me forcë që kur filloi agresionin e saj në shkurt, vazhduan për të tretën ditë të dielën dhe parlamenti rus mund ta zyrtarizojë aneksimin brenda pak ditësh.

Duke i pretenduar si të vetat Luhanskun, Donetskun, Khersonin dhe Zaporizhzhian, Moska mund t’i karakterizojë përpjekjet e Ukrainës për t’i rimarrë ato, si një sulm ndaj vetë Rusisë, një paralajmërim për Kievin dhe aleatët e tij perëndimorë. Aneksimet ruse rrisin rrezikun e një konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe aleancës ushtarake të NATO-s pasi trupat ukrainase po përdorin armët perëndimore. Ukraina dhe aleatët e saj i kanë hedhur poshtë referendumet si një lëvizje e sajuar për të justifikuar një përshkallëzim të luftës dhe një nxitje mobilizimi nga Moska pas humbjeve të fundit në fushën e betejës.

Të fundit

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Lajme të tjera

Web TV