Rama për ”Washington Post”: Irani nuk ia doli të shkatërronte infrastrukturën digjitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median prestigjoze perëndimore “Washington Post”.

Tema kryesore e intervistës ka qenë shkëputja e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Iranin, për shkak të sulmeve kibernetike iraniane.

Rama ka thënë për Washington Post se qeveria shqiptare do të konsiderojë rivendosjen e marrëdhënieve me Iranin vetëm kur Irani të jetë i lirë, teksa tha se Irani do ta sulmojë sërish Shqipërinë.

Ai tha se hakerat iranianë kishin në plan të shkatërronin 95% të shërbimeve qeveritare online.

“Ndjenja jonë tani është se ata nuk ia dolën të shkatërrojnë infrastrukturën. Shërbimet janë kthyer. Ata morën disa shërbime por praktikisht jo me ndonjë rëndësi të veçantë. Shqipëria nuk ka pasur marrëdhënie të rëndësishme me Iranin, kështu që ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike nuk ishte ndonjë humbje e madhe. Vende të tjera mund të jenë në gjendje të përdorin qasjen që bëri Shqipëria, në varësi, së pari, nga tërësia e çdo hetimi, në mënyrë që të ndihen të sigurt në dëbimin e diplomatëve, dhe së dyti nga shkalla e dëmtimit që shkaktojnë sulmet”, deklaroi Rama.


Të fundit

Dhunoi Sali Berishën, i riu me dëmtime të mëdha tek Trauma, vuante nga shëndeti mendor

Gert Shehu 31vjeç është autori që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike. Ai ka përfunduar në spitalin...

Berisha: Përfaqësohemi në samit nga personi që duhet të ishte para drejtësisë

Sali Berisha thotë se protesta e sotme ka synim të tregojë zërin opozitar të shqiptarëve para BE. Sipas tij, shqiptarët janë fatkeq që në...

Merkato e kohës moderne, ja sa do ta kishin vlerën sot Ronaldo Fenomeni dhe Maradona

Çmimet që duhen paguar për të blerë “yjet” e mëdhenj të futbollit kanë shkuar në “stratosferë”. Dhe kur mendon se për lojtarë të shndërruar...

Berisha falenderon liderët europianë: Ky samit është mbështetje e veçantë për PD

Sali Berisha nuk ka kursyer falenderimet për liderët europianë që ndodhen në Tiranë për samitin e BE. Ndonëse ka thirrur protest në këtë ditë...

Goditja e Berishës, Meta shfrenon gjuhën ndaj Ramës: Tradhtar, skizofren….

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka  sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke akuzuar këtë të fundit për sulmin ndaj kryetarit të PD-së,...

Lajme të tjera

Web TV