Vizita e papritur/ Prapaskenat e takimit të Kim me Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, “zbardhi” takimin me Ambasadoren Amerikane në Tiranë Yuri Kim, duke treguar atë çfarë ai i kishte thënë, por jo çfarë kishte marrë si përgjigje nga kryediplomatja amerikane në Tiranë. Vizita e Kim në zyrën e Metës e faktorizon si subjekt opozitar por ndarja e madhe mbetet Berisha që vijon të ketë kontroll të madh në PD dhe shton mbështetësit e tij.

Kreu i Partisë së Lirisi, Ilir Meta, nuk ka pritur gjatë për të rrëfyer mbi takimin që pati tre ditë më parë me ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Nuk ishte vetëm një thyerje akujsh, pasi Meta dhe Kim vitin e fundit ishin në një përplasje të paprecedentë kur Meta ishte në krye të shtetit, por vizita e kryediplomates amerikane në vendin tonë ishte diçka më shumë. Së pari Meta faktorizohet si pjesë e opozitës dhe e dyta tenton të rrisë prestigjin personal duke theksuar se është proamerikan institucional dhe mbështetës i çdo nismë që vjen nga Uashingtoni, sidomos në pjesën e detyrimeve të Shqipërisë si anëtare e NATO-s. Megjithatë ndarja e madhe mbetet çështja Berisha dhe shpallja e tij “non grata” nga SHBA. I pari që i doli në krah që kur Berisha u shpall “non grata” në maj të vitit të kaluar, ishte pikërisht Ilir Meta që nuk e la vetëm. E në atë kohë ky i fundit mbante postin e Presidentit të Shqipërisë. Edhe tani Meta mban të njëjtin qëndrim. Por këtë herë Meta po luan për vete pasi kërkon të jetë “violinë e parë” në “orkestrën opozitare”, por deri më tani faktet kanë treguar se Berisha është faktori kryesor, i cili po punon shumë më tepër të forcojë PD-në, sesa të ketë një opozitarizëm të fortë në bllok.

Takimi Meta-Kim

Në një konferencë për mediat, Ilir Meta ka dhënë detaje mbi takimin e tij me ambasadoren Yuri Kim, tre ditë më parë në zyrën e tij. Kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se ai i ka komunikuar ambasadores qëndrimin e tij mbi shpalljen non-grata nga SHBA-të të Berishës, ndërsa shtoi se bashkëpunimi me PD nuk ndikon në marrëdhëniet e Partisë së Lirisë me Amerikën. “Thashë mendimin tim për shpalljen non grata të zotit Berisha. Ashtu, siç shpreha dhe bindjen time që kjo në radhë të parë është vepër e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në bashkëpunim pasi Basha vendimet e gabuara që ka marrë në koordinim me Ramën, si djegia e mandateve dhe falja e parlamentit, ia ka faturuar Berishës dhe ky është një akt që nuk kemi pse ta diskutojmë. I thashë që të thotë në Uashtington që unë e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që nuk kam qenë dakord se pa një vendim të tillë do të kishim sërish Bashën kryetar të PD. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes Berishës dhe PD, ne kemi programin tonë që është 100% i pavarur”, u shpreh Meta. Kreu i Partisë së Lirisë tha se Basha të gjitha dështimet ja ka faturuar Sali Berishës. “Basha gjithë vendimet e gabuara që ka marrë, bojkoti i reformës, djegia e mandateve, falja e institicioneve të pavarura Ramës, falja e pushtetit vendor në tavolinë Rames, të gjitha këto vendime ia ka faturuar zotit Berisha e ky është akt e vendim i SHBA që s’kemi pse ta diskutojmë”, është shprehur ai. Meta i ka bërë një tjetër mbrojtje “non gratës”, pasi sipas tij shpallja e Berishës “i padëshiruar” për amerikanët i ka bërë një nder të madh Partisë Dempokratike se bëri të mundur heqjen e Lulzim Bashës. “Seriozisht i thashë që të thotë në Uashingtion që të paktën unë e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi për të cilni as kam qenë e as jam dakort se e quaj jo proporcional, se pa një vendim të tillë do kishim sërish kryetar të PD Lulzim Bashën. Ai tha se Partia e Lirisë do t’i qëndrojë programit të tij për të përmbushur detyrimet ndaj partneritetit strategjik me SHBA dhe për të përshpejtuar reformat prioritare në fushën e sundimit të ligjit, krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë kyçe për anëtarësimin në BE. “Nuk kemi asnjë arsye të bëjmë një zgjedhje të tillë, jemi të bindur që PD është parti e përkushtuar për tju përmbajtur parnteritetit strategjik me SHBA. Gjithmonë marrëdheniet e mia me SHBA kanë qenë e janë të shkëlqyera sidomos në drejtim të forcimit të partneritetit strategjik e marrëdhënieve bilaterale, në plotësimin e detyrimeve tona si vend anëtar i NATO. Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, konstruktive, shumë bashkëpunuese. Unë nuk mund t’u flas cilat ishin mesazhet e zonjës ambasadore se ata flasin vetë kur kanë diçka për të thënë. Por unë mund t’ju them çfarë unë i thashë zonjës amabsadore që të jeni të qetë, se ato që them në takime të mbyllura i them dhe në takime të hapura”, është shprehur Ilir Meta.

Lexo edhe :  Bashës nuk i del inati me kthimin e Berishës në PD: “Pazar për Xhaçkën”

 

Të fundit

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit,...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD...

Përmbytjet në Dubai/ A ka lidhje “mbjellja artificiale e reve” me stuhinë e shekullit?

Një stuhi goditi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin këtë javë duke sjellë reshje rekord që përmbytën autostrada, përmbytën shtëpi, trafik të bllokuar nga...

Kamionë dhe makina të përfshira/ Aksident masiv te Kthesa e Rinasit, çfarë ka ndodhur

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme tek Kthesa e Rinasit. Në aksident janë përfshirë disa makina dhe kamionë. Nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV