Zgjedhjet në Itali/ Meloni fiton bindshëm, aleanca e saj kryeson me 44% të votave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet e Italisë dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vend.

Meloni pritet gjerësisht të formojë qeverinë më të djathtë të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Partia e saj “Vëllezërit e Italisë”, kryeson mbi të tjerat, me 26.03% në këto momente, partia e Salvinit ka marrë 8.78% të votave, dhe “Forza Italia” 8.12%, siç shihet edhe në rezultatet e përditësuara në Corriere.it. Gjithashtu aty mund të shihni edhe se cila parti dominon në rajone të ndryshme.

Aleanca e krahut të djathtë e Melonit, e cila përfshin gjithashtu Ligën e ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit dhe qendrën e djathtë të ish-Kryeministrit Silvio Berlusconi, “Forza Italia” tani duket të ketë kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve, me rreth 44% të votave.

Aleanca e qendrës së majtë është shumë prapa të djathtës me 26.14% të votave dhe figura e njohur e Partisë Demokratike Debora Serracchiani tha se ishte një mbrëmje e trishtuar për Italinë.

Lëvizja “Pesë Yjet” nën drejtimin e Giuseppe Conte u rendit në vendin e tretë.

Vendimi se kush do të bëhet lideri i ardhshëm i Italisë i takon presidentit Sergio Mattarella dhe kjo do të marrë kohë.

 

 


Të fundit

Mister në rrugën Berat-Lushnjë, shoferi dhe pasagjeri zhduken pas aksidentit të rëndë

Një makinë tip Mercedez Benz është përplasur mbrëmjen e së shtunës me trafikandarësen në rrugën nacionale Berat- Lushnjë, në...

VOA: Berisha nuk heq dorë nga protesta e 6 dhjetorit, del në shesh pa lejen e Policisë

Në Tiranë, Partia Demokratike, ajo pjesë që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, bëri të ditur se nuk do të ndryshojë planet për të zhvilluar...

Bora Zemani merr buqetën më të veçantë dhe më të pazakontë nga ndjekësit e saj!

ora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e...

VIDEO/ Argjentina mposht Meksikën dhe merr tre pikët e para, Messi shënon një super gol

Argjentina siguron suksesin e parë në Kupën e Botës, Katar 2022, por përfaqësuesja “Albiceleste” i falet përsëri kapitenit dhe njeriut lider, Lionel Messi-t. 7 herë...

Eksperimenti i të ftohtit, BBC: Çfarë i ndodh trupit në një shtëpi pa ngrohje!

Deri këtë vit temperatura mesatare që duhej mbajtur në shtëpitë dimërore në disa pjesë te Europës, ishte 20 gradë, me luhatje maksimale në dy...

Lajme të tjera

Web TV