Inaugurohet shkolla “Bashkim Fino”/ Veliaj: Gjithsej 40 godina të reja në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi përuruan sot shkollën “Bashkim Fino”.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha se me këtë shkollë, që i shtohet Njësisë 2, numri i shkollave të reja të ndërtuara në Tiranë shkon në 40 gjithsej – një rekord në vendin tonë.

“Vjet hapëm 14 shkolla, sivjet 12 shkolla të reja dhe 8 kopshte; do të vazhdojmë me paketën edhe vitin tjetër, por unë besoj se që nga koha e shpalljes së Pavarësisë, në Shqipëri nuk janë ndërtuar kurrë kaq shumë shkolla në një dorë. Shkolla “Kosova” është njëra prej tyre, liceu “Jordan Misja” po ashtu, edhe pse shkollë kombëtare ndodhet në Njësinë 2, shkolla e Baletit gjithashtu, bëmë edhe një rikonstruksion në shkollat “Osman Myderizi” dhe “Mihal Grameno”. Piramida do të jetë së shpejti një shkollë kombëtare, sërish e Njësisë 2. Por, besoj se një shkollë origjinale e lagjes, e mëhallës, e komunitetit tonë, është shkolla “Bashkim Fino” që hapim sot,” tha Veliaj.

Duke kujtuar ish-kryeministrin Bashkim Fino, i cili mori drejtimin e vendit me një mision të veçantë, si ai i pajtimit kombëtar në vitin e vështirë 1997, Veliaj tha se ende pas 24 vitesh Shqipëria ka nevojë për pajtim kombëtar.

“Dukej vit i largët kur citoja Bashkim Finon, që thoshte se ka nevojë për pajtim kombëtar dhe ka nevojë t’i rikthehemi shkollës, por me sa duket është ende e vërtetë sot. Sot kemi nevojë vërtet për një pajtim kombëtar!”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, kreu i bashkisë tha se ata që ankohen më shumë se në këtë vend nuk jetohet janë pikërisht ata që jetojnë në vilat e tyre pranë bregdetit në Lalëz.

Lexo edhe :  Përfundon grupi D/ Kualifikohet Franca dhe Australia, dështon Danimarka

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se kjo shkollë ishte një nevojë për komunitetin e Njësisë 2.


Të fundit

“Mirë se vini në Shqipëri, bukë, kripë dhe…”/ Berisha mesazh europianëve për protestën

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën që do të zhvillohet më 6 dhjetor. Në një postim...

VIDEO/ Argjentina mposht Australinë dhe do të përballet me Holandën në çerekfinale

Argjentina fitoi 2-1 ndaj Australisë dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës, raund në të cilin do të përballet me Holandën për...

‘U burgos 3 herë për dhunë’, rrëfimi i 54-vjeçares që kërcënohet nga burri

Emisioni “Review” në Euronews Albania ka sjellë historinë e një gruaje në Kukës, ndaj së cilë është ushtruar dhunë për 30 vite nga bashkëshorti...

Vrasja e gruas shtatzënë/ Mjeku tregon nëse mund të shpëtohej foshnja

Mjeku Astrit Bimbashi deklaroi se nga ana praktike, do të ishte e pamundur që mjekët të ndërhynin pas vrasjes së gruas shtatzënë, Hamide Magashi,...

Fundi i krizës energjetike në Evropë është në horizont

Nuk ndodh shpesh që unë të jap lajme të mira, por gjykoj se këta parashikues ka të ngjarë të jenë më shumë pesimistë sesa...

Lajme të tjera

Web TV