Rama paralajmëron ndërtuesit e pallateve pa leje: Nuk do të gëzoni asnjë metër katror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri, Edi Rama, ka paralajmëruar edhe një herë ndërtuesit e mëdhenj të pallateve pa leje në Shqipëri.

Nga fjalimi i tij në Lalëz, Rama tha se ndërtuesit nuk do të gëzojnë asnjë metër që kanë ndërtuar pa leje, ndërsa nuk la pa përmendur prokurorë dhe persona në administratë të korruptuar, të cilët lënë ndërtuesit e mëdhenj të ndërtojnë në qetësi pa leje, ndërsa dënojnë qytetarë të thjeshtë për një avlli apo një çati.

Rama solli rastin e kotecit pa leje në Vlorë si edhe rastin e këngëtarit, Bojken Lako.

Dua të nënvizoj se akoma kemi probleme me ndërtimet. Sigurisht kemi akoma ndërtime pa leje, por kemi dhe ndërtime me leje. Pa mbyllur historinë e ndërtimeve pa leje dhe ngacmimin e territorit jashtë planeve dhe pa rritur cilësinë e ndërtimeve të destinuara për turizë. Do ta shtrëngojmë më shumë masat për ndërtimet pa leje. Askush nuk do të gëzojë as një metër pa leje. Të mendojnë vetë ca do bëjnë, do ti dhurojnë, do ti blejnë me çmimin e tregut plus çmimi i indeksuar ose do u konfiskohen. Jemi ndjerë të turpëruar për fajin e llumit që gëlon në sistemin e drejtësisë bashkë me llumin në policinë e shtetit, e kanë shumë të lehtë të çojnë prokurorët te ndërtuesit e mëdhenj. Rastet flagrante i janë bërë publike, një kotec, një avlli, dritaret e famshme të Bojken Lakos dhe e kanë të pamundur që të veprojnë ndaj kateve pa leje në mes të Tiranës, që janë më pak nga se kanë qenë më parë. Prokurorët e korruptuar që s’kanë kaluara akoma vetingun”, tha Rama.


Të fundit

Berisha ‘i bindur’ për agresorin: Është agjent i policisë, e di nga burimet e mia!

Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku po jep versionin e tij për incidentin që...

Sulmi ndaj Berishës/ Topalli: Një nga momentet më të errëta në historinë e pluralizmit

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka dënuar sulmin me grusht ndaj Sali Berishës gjatë protestës së zhvilluar sot nga opozita. Me anë të një postimi në Facebook,...

Spanja kërkon të kapërcejë Marokun, publikohen formacionet zyrtare të skuadrave

Spanja do të përballet me Marokun në 1/8 e Kupës së Botës. Ndeshja fillon në orën 16:00 dhe luhet në stadiumin “Education City Stadium”. La Roja...

Mediat e huaja shkruajnë për incidentin e Berishës: Goditet me grusht lideri i opozitës

Lajmi i samitit BE-Ballkani Perëndimor ka fituar vëmendje mediatike edhe nga mediat e huaja, por vëmendje mediake të madhe ka fituar edhe incidenti që...

Uniformat blu reagojnë për sulmin fizik ndaj Berishës

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi...

Lajme të tjera

Web TV