“Ruleta ruse” e Bashës në dorë të Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka marrë në dorë fatin e Lulzim Bashës. Në mbledhjen e Kryesisë, Berisha ka kërkuar auditim për financat e Partisë Demokratike gjatë kohës që drejtohej PD nga Lulzim Basha për të hetuar mbi lobimin në SHBA ku u shpenzuan 650 mijë dollarë, një pjesë e të cilëve dyshohet se janë dorëzuar nga një kompani e financuar nga oligrkë rus.

 

Ish-kryeministrit Sali Berisha i erdhi në dorë shansi që ti kundërvihet ish-paraadhësit dhe pasardhësit Lulzim Basha. Financimi nga politika ruse duket se do të groposë Bashën, nëse ajo do të faktohet që është e vërtetë. Vetë Berisha duket i angazhuar në këtë “hetim të brendshëm”, mundësia e të cilt i erdhi andej ku aspak nuk e priste, SHBA. Pak javë më parë duke iu refuruar burimeve zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit u bë publik dyshimi se Lulzim Bashja në vitin 2017 loboi në SHBA për të pasur një takim me presidentin Trump duke derdhur 650 mijë dollarë. Dyshohet se një pjesë e kësaj shume ka kaluar nga një kompani e cila njihet për lidhjet e oligarkëve rus me presidentin Putin. Tashmë marrëdhëniet e Bashës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen mjaft të brishta dhe situata po shfrytëzohet nga Berisha i cili edhe vetë është person i shpallur “non grata”. Ish kreu i demokratëve Basha është shprehur se të gjitha financimet janë nga diaspora shqiptare dhe se ato nuk kanë lidhje me lobet ruse, por gjithçka do të zbardhet në vijim. Të paktën Berisha i është vënë Bashës duke ngritur një grup punë për të riparë financat e Partisë Demokratike në vitet që ka drejtuar Basha demokratët. Në mbledhjen e   kryesisë së PD kanë qenë dy çështjet që janë diskutuar, lidhen me financimin rus dhe ngritjen e një grupi për auditimin e financave të PD, ndërsa çështja tjetër lidhet me primaret. Kryesia vendosi që të ngrejë një grup pune (audit) për çështjen e financimeve ruse në PD. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, i bëri thirrje Lulzim Bashës që të flasë dhe të bëjë transparencë lidhur me financimin rus në parti, në 2017. Berisha tha se u vendos ngritja e grupit të auditimit për financimet në PD dhe tha se do të pritet që të hetohet dhe të zbulohet se çfarë ka ndodhur më këto para. Ai tha se Bashën e ka shpëtuar një herë Edi Rama, kur sipas tij mbylli dosjen e Rusisë, por tani duhet të mbajë përgjegjësi. “Ky është një akt shumë i rëndë për PD, ky është shkelmim, por do theksoj tre gjëra, e para deri sot nuk ka asnjë individ në PD që të ketë patur dijeni për financime ruse, akt personal i Bashës. Së dyti, në 2018 kur ambasadori amerikan më ka sjell një dosje, ka pasur vetëm një artikull të “Mother Jones” dhe  fletës se provonte se “Muzin” është lobist i PD, kaq kishte, në prill pas zgjedhjeve në 6 bashki, disa bashkatdhetarë më kanë informuar nga Neë York se kanë firmosur por s’kanë dhënë asnjë qindarkë siç mashtronte Basha. Pasi u bënë tre burime kam dalë në media dhe kam akuzuar Ramën se mbylli dosjen e Rusisë. Sot (dje) kryesia ka vendosur të ngrejë një komision auditi për këtë aferë… ai duhet të thotë ku i mori paratë dhe si i dërgoi në Skoci, e shpëtoi një herë Rama, por kjo çështje është shumë serioze dhe ai nuk mund ta trajtojë ndryshe, por të bëjë transparencë të plotë se ka drejtuar këtë parti, ndonëse ju e dini që gjënë më të lehtë ka gënjeshtrën. Edi Rama deklaroi edhe para një jave se ato e dinim që janë para ruse, por faktikisht bëri gjithçka për të mbyllur dosjen, për të marr peng kryetarin e PD. Komisioni që ngritëm sot do të hetojë, asgjë s’ka lënë në zyra i ka marrë dhe hard disc, por me ato që mund të hetojë, të informojë këshillin kombëtar dhe opinion publik”, tha Berisha.

Historia

Në një artikull të publikuar nga VOA, ku i referohen burimeve nga DASH, thuhet se PD ka marrë gjatë drejtimit nga Lulzim Basha 500 mijë dollarë për lobingje nga Rusia. Kjo çështje solli reagime të ashpra dhe akuza të ndërsjellta mes kampeve politike, ku nga një anë një pjesë e PD akuzuan Bashën se ka gisht, ndërkohë që vetë Berisha pohoi se çështja në fjalë ishte mbyllur me urdhër të Ramës. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë shpjegime të ndryshme për pagesën 500 mijë dollarëshe, duke u shprehur në fillim se ajo u dha nga shqiptaro-amerikanët, por më pas është shprehur se “Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”. Zyrtari amerikak tha për median se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me aleatë dhe partnerët për të mbledhur më shumë informacion për rrezikun e financimit rus për partitë politike. “Ajo që është më tronditëse për këtë studim është se shohim praninë e financimit të fshehtë rus në mbarë botën… Po i paralajmërojmë këto parti të huaja dhe kandidatë se nëse pranojnë fshehurazi paratë e Rusisë. Ne kemi mundësinë t’i ekspozojmë, dhe do t’i ekspozojmë”, shtoi ai.

Berisha mbështet hapjen e dosjeve kërkon lustracion të plotë

 Ish- kryeministri Sali Berisha i cilësoi si gjueti shtrigash, ndryshimet ligjore që Partia Socialiste po propozon për dekomunistizimin dhe hapjen e dosjeve. Shefi i Partisë Demokratike u shpreh se Edi Rama po përdor mekanizma ligjore për goditur kundërshtarët e tij politik. Ai thekosi se Partia Demokratike ka qenë dhe është pro lustracionit të plotë, por nuk mbështet gjuetinë e shtrigave të Edi Ramës me ndryshime nenesh. Ai shtoi se gjatë dy ditëve të ardhshme PD do të çojë në Kuvend një projektligj për lustracion dhe hapje të plotë të dosjeve. “Edi Rama po përdor mekanizma ligjor për të goditur kundërshtarët politik. Ju e keni të qartë si u rikthye çështja e dosjeve në një proces gjueti shtrigash ndaj një kundërshtari politik. Ne kemi votuar dy herë në 96-ën dhe në 2008-ën ligjin për lustracionin. Ky ligj jo vetëm që hapte dosjet për çdo funksionar që kërkonte post por i jepte të drejtë çdo qytetari për t’u njohur me dosjen e tij”, tha Berisha. Gjatë takimit ai tha se “një ligj tjetër, i dënimit të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, i jep të drejtën çdo shqiptari që të padisë në gjyq persekutorin e tij”. Berisha tha se Edi Rama e paditi ligjin dhe e bllokoi në Gjykatën Kushtetuese. “Partia Demokratike është kundër gjahut të shtrigave, por është pro lustracionit dhe dekomunistizimit. Ne do të dërgojmë brenda dy ditëve në paralament ligjin e plotë të lustracionit dhe jo nene. Kemi qenë dhe do jemi për lustracionin, por kurrë nuk jemi për gjah shtrigash për qëllime politike. Nuk jemi për kontrolle jashtë qëllimit”, tha Berisha.

Lexo edhe :  28 nëntori/ Kosovë-Shqipëri, patriotizëm për dukje, ndarje në ide

 Marrëveshja e detit/ Berisha akuza Ramës: Po ndikon në Gjykatën Kushtetuese

 

Ish-kryeministri Berisha kë bërë një analizë të vendimit të Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon si edhe reagimet e palës shqiptare. Berisha tha se marrëveshja e detit e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese ishte “Win-Win” për Shqipërinë dhe Greqinë, por sipas tij, Rama e dërgoi në gjykatë me urdhër të një pale të tretë, duke nënkuptuar Erdoganin.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha e përqëndroi fjalimin në akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha e cilësoi Ramën si tradhëtar të kombit. I ndalur tek çështja e detit me Greqinë, Berisha tha se kryeministri Rama është ai që shiti detin. Por marrëveshja e deit është firmosur që kur Beirhsa ka qenë kryeministër dhe Lulzim Basha ministër i Jashtëm. “Marrëveshja e detit e firmosur në 2009, nuk mund të them se ishte e përsosur por një ekspertizë serioze ndërkombëtare shprehet se linja të përcaktuara do të dërgojë në gjykatë. U vendos një kusht me kusht që Greqia të mos kalojë në 12 milje dhe Greqia ishte me 6 milje, Greqia pranoi të shkojë në gjykatë me marrëveshjen e 6 miljeve sepse e pa që qeveria shqiptare bëri përpjekje për zgjidhje të problemit Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshje, por kjo marrëveshje kishte një shans që ishte ligji ndërkombëtar”, tha Berisha. Sipas shefit të PD-së kur Rama erdhi në pushtet e cbëri atë që ishte bërë në vitin 2009. “Këto verbërisht e ç’bënë gjithë këtë punë që ishte bërë. Filluan marrëveshjen nga e para me Kotsias dhe pas 34-vitesh negociata kur do firmosnin marrëveshje të re, ishte në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese dhe i thanë palës greke që tani na del gjykata. Në këtë rast Greqia përdori të drejtën që nuk mund t’i mohohej”, tha Berisha. Duke ju referuar edhe ligjit ndërkomëbtar, Berisha tha se ka të drejtë deri në 12 milje. “Në ligjin ndërkombëtar ka të drejtë 12 milje, Edi Rama e njohu këtë të drejtë, Edi Rama shiti detin. Kishte vetëm një shpresë aty, që ky ishte një proces në marrëveshje e sipër dhe rregullat e lojë i ndryshon në proces e sipër. Nuk po shkohet në gjykatë për marrëveshje të 2009, as për marrëveshje që negocioi me Kotsia, por për të përcaktuar linjën detare me 12 milje pala tjetër, dhuratë plotësisht e Edi Ramës, për shkak të largimit të tij nga gjykimi i marrëveshje së 2009”, tha Berisha. Shefi i Partisë Demokratike tha se Marrëveshja e 2009 po shkonte në Gjykatë dhe Rama, sipas tij ka bërë çdo hap në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese. “Për këtë nuk ekziston as gjykatë dhe as gjë tjetër. Sillet sikur ta ketë Shqipërinë çiflig të vetën. Në marrëveshjen  e 2009 që të gjitha zonat e gazit dhe naftës që binin në ujërat territoriale të Shqipërisë. Në marrëveshjen që do firmoset me 12 milje shuma është mld euro. Ky është aspekti i Edi Ramës me interesin kombëtar. Nuk ka vend në botë që toleron një tradhtar si ky përveç Shqipërisë. Qëndrimi i tij tjetër është ai më cinik më shkatërrimtar, i vjedhjes dhe mashtrimit të përditshëm. Ju e patë se si u tret, si brima para diellit, shteti digjital i Shqipërisë”, tha Berisha.

Kolegji turk / Berisha: Vendimet e Shqipërisë po merren në Ankara

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbylljen e kolegjit turk. Berisha tha se ky është një akt i turpshëm i marrë nga kryeministri Edi Rama duke e konisderuar si një shkollë të lidhur me grupe terroriste. Berisha tha se s’ka asnjë fakt për këtë. “Kurrë nuk duhet të harrojnë se për ne kombi është i pari dhe ne jemi komb. Ne nuk mund të pranojnë ndikime politike nga askush në raportet tona fetare. Ata që e thanë se feja e shqiptarit ishte shqiptaria ata ishin besimtarë të zotit, por ata e thanë se fetë s’duhet t’i përçanin asnjëherë shqiptarët. Nga njëra anë kërkohet të emërohet kreu i komunitetit mysliman. Në statute zgjidhet me votë. Tani na del se do na i hapë dhe mbyllë shkollat kur të dojë. S’ka akt më turpshëm, më poshtërues sesa të mbyllesh kopshte e shkolla fëmijësh se gjoja janë të lidhur me terroristë në Turqi”, tha Berisha. Sipas tij çdo gjë po bëhet për çështje politike duke i ardhur në ndihmë diktatit politik të Erdoganit. “Akti i vetëm gjejnë një oligarkë të klientelës për të thënë se e kam blerë unë godinën. I them Sinan Idrizit mos e bë veten në këtë mënyrë se do përgjigjesh për këtë. Mos luaj në interesa kombëtare. Nëse Turqia do të respektojë Shqipërinë si vend sovran s’do mundet kurrë të diktojë mbyllje çerdhesh dhe shkollash. Ne jemi parti e interesit kombëtar, ne nuk mund të lejojmë që vendimet ndaj nesh të merrren në Beograd dhe Ankara. Kanë ikur ato kohëra. Po ky është pa atdhe, një njeri i përkushtuar vjedhjes nga mëngjesi dhe në darkë”, tha Berisha.

Çmimet e naftës/ PL: Bordi i Hajdutëve ka qëllim të zbrazë xhepat e qytetarëve

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me çmimin e lartë të tregtimit të naftës. Përmes një postimi në rrjete sociale Blushi thekson se Shqipëria, një vend me pagë minimale 291 euro e ka naftën më të shtrenjtë se Luksemburgu me pagë minimale 2202 euro. Sekretari i PL shton se vendimet e Bordit të Transparencës kanë vetëm një qëllim, atë të varfërimit të shqiptarëve, për të mbushur arkën e qeverisë për të financuar vjedhjet përmes koncesioneve. Në Shqipëri, vendin më të varfër të Europës, ku paga minimale është 291 euro dhe 67% e popullsisë jeton me të ardhura më pak ose deri në 5.5 dollarë në ditë, sot 1 litër naftë shitet 1.91 euro. Në Luksemburg, vendin me pagën minimale 2,202 euro, më të lartën në të gjithë Bashkimin Europian, sot 1 litër naftë shitet me 1,77 euro. Shqiptarët me të ardhura 10 herë më pak se në Luksemburg e blejnë sot naftën më shtrenjtë sepse në krye kanë një Qeveri që i vjedh papushim çdo ditë. Tani edhe me vendime të Bordit të Hajdutëve, që ka vetëm një qëllim: Të zbrazin xhepat e qytetarëve për të mbushur xhepat e Edi Ramës dhe arkën e Qeverisë, që të financojnë grabitjen përmes inceneratorëve dhe koncensioneve. Miratimi sa më parë në Kuvend i nismës ligjore të Partisë së Lirisë për heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit është e vetmja zgjidhje për të ulur çmimin e karburanteve! Shurdhësia, babëzia, paligjshmëria dhe korrupsioni i Qeverisë po i zhyt shqiptarët në varfëri të thellë!

 


Të fundit

Incident në zyrën e PD-së, përjashtohen nga primaret dy kandidatët në Kurbin

Dy kandidatë e PD në primaret e Kurbinit, Edmon Shkoza dhe Alfred Dajci janë përjashtuar nga zgjedhjet brenda partisë. Ka...

Ambasada e SHBA paralajmërim për “trazira” në datën 6 dhjetor

Deklaratat e Partisë Demokratike se protesta e 6 dhjetorit është vetëm sensibilizuese e zotimeve se tubimi do të jetë paqësor nga fillimi në fund,...

Shpallen pronat e regjistruara në Vuno, Dhërmi dhe Lukovë

Procesi i Regjistrimit fillestar të pronave në Jug po shkon drejt përfundimit. 𝐍𝐠𝐚 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐡𝐞𝐧𝐞, 𝐧𝐞 𝐕𝐮𝐧𝐨, 𝐃𝐡𝐞𝐫𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐮𝐤𝐨𝐯𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐞 𝐚𝐟𝐢𝐬𝐡𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐩𝐞𝐫...

I bëri serbët të flasin me “vete”, tifozja shqiptare: Më ndryshuan vendin, u ankuan te…

Ndeshja Zvicër – Serbi, rezervoi atë që të gjithë prisnim, emocione të forta, patriotizëm dhe në fund rezultat pozitiv. Përpos asaj që ndodhi në...

VIDEO/ Mbrojtësi i Uruguait shpërthen pas eliminimit: “Janë një tufë hajdutash”

Jose Maria Gimenez, mbrojtësi i Uruguajit, shpërtheu në akuza kundër FIFA-s pas ndeshjes, që skuadra amerikano-latine fitoi ndaj Ganës 2-0, por që  ky rezultat...

Lajme të tjera

Web TV