“Të më thotë një shqiptar që s’ka dhënë lekë”, Brataj mbron mjekun e arrestuar te Trauma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestimi i mjekut të spitalit të Traumës pak ditë më parë, Fitim Markut, ka ngjallur shumë polemika në vend. Reagimet kanë qenë të shumta edhe nga mjekë, të cilët, i kanë dalë në mbrojtje kolegut.

Së fundmi, Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka pranuar në një studio televizive se korrupsioni është “sheshit” në mjekësi, si dhe në çdo fushë tjetër tha ai.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Brataj theksoi se korrupsioni ekziston, nuk doli sot që të habitemi se çfarë ndodhi.

“Çfarë krimi është? Po vriste njeri? Ka kërkuar lek, se nuk e dimë a i ka kërkuar apo ja ka dhënë. Si procedurë nuk duhet t’i marrë në spital. Të më thotë një shqiptar që nuk ka dhënë lek”, tha Brataj.

Madje Brataj ka sjellë dhe shembullin e Italisë, ku ka punuar disa vite dhe tha se dhuaratat ndaj mjekut deri ne 300 euro jane te lejuara me ligj.

“Nuk diskutohet fenomeni t’i dalësh krah, se fenomeni i korrupsionit është i dënueshëm. Këtu është mënyra se si u bë një akt, një kriminalizim i personit, i mjekut që është e papranueshme. Avokati e tha, që çfarë krimi është, po vriste njeri? Ka kërkuar lekë se nuk e dimë ka kërkuar a i ka marrë. Si procedurë brenda spitalit nuk duhet ta bëjë, ka referim, ka programim. Si në çdo sektor tjetër dhe në mjekësi është e hapur sheshit që korrupsioni ekziston. Duam ta pranojmë apo jo, është një fenomen që në të gjitha fushat, kur shkon të marrësh diçka, po nuk dhe diçka, nuk merr dot gjë. Nuk na doli sot ky fenomen e do habitemi, uau që e kapëm kriminelin e zhdukëm një bandë brenda spitalit ushtarak. Po të më thotë një shqiptar që ka kryer një veprim që nuk ka dhënë një 2 mijë apo 5 mijë lekë, të ndajmë korrupsionin nga dëshira. Se kamarierit unë nga 800 lekë çdo ditë i lë 1 mijë lekë. Në Itali dhurata njihen deri në 300 euro mjekut që të shërbente, qoftë a si mjek, po ligjërisht është e pranueshme. Dhurata mjekut deri në një shifër lejohet. Fakti që si u arrestua, si u demonstrua, përse duhet të vijë policia me kapuç, kur agjenti është i zbuluar. Këto të tjerët për çfarë erdhën? E pse duhet të dalë përmes urgjencës? Duke penguar punën, ti më bllokon hyrjen e urgjencës me një makinë të blinduar. Mua më duket shumë e ekzagjeruar”, tha Kreu i Urgjencës.

Të fundit

Rënia e bujqësisë dhe industrisë rrezikon 54% të të punësuarve në vend në sektorin privat

Industria dhe bujqësia janë dy sektorët që kanë shënuar ecurinë më negative gjatë vitit që sapo lamë pas. INSTAT...

Mos harroni çadrat/ Moti merr kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik...

Horoskopi 16 Prill 2024, njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

DASHI A jeni gati të përjetoni ditë shumë bindëse nga të gjitha këndvështrimet? Falë Hënës që është në anën tuaj. Gjatë ditës në dashuri mund...

VIDEO/ Mbetet e hapur gara për vendin e katërt, Atalanta bën “vetëvrasje” ndaj Veronës

Atalanta lë të tjera pikë të rëndësishme që e vështirësojnë arritjen e objektivit final në Serinë A, që është vendi i katërt. Zikaltrit e...

Lajme të tjera

Web TV