Vizat do të merren më lehtë, Britania ‘hap dyert’: Na duhen 2 milionë punëtorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rregullat e imigracionit do të zbuten në Britaninë e Madhe, si pjesë e misionit të kryeministres Liz Truss për të lehtësuar mungesat e fuqisë punëtore dhe për të nxitur rritjen e ekonomisë në vend.

Një politikë e tillë po konsiderohet paradoksale, pasi partia e saj, konservatorët e qendrës së djathtë, me slloganet e anti-emigrimit bindën shumë britanikë, për të votuar në referendumin e Brexit, ç’ka ka bërë që kabineti i saj të jetë i ndarë në mes, për një politike të tillë, ku të dyja kampet kanë të drejtë në argumentet e tyre pro dhe kundër emigrimit, e sërish janë kundër.

Kryeministrja e re britanike, Liz Truss, pasuesja e Boris Johnson, kërkon më shumë emigracion dhe lehtësimin e regjimit të vizave, jo sepse ajo vetë ka qenë kundër Brex-it, por janë presinet nga ekonomia britanike, që diktojnë një ndryshim politik ndaj emigracionit, kalit të betejës së konservatorëve në pushtet, që u përdor në fushatën e Brexit.

Sipas njoftimeve në media, qeveria britanike do heqë kufirin tavan për punonjësit sezonalë në bujqësi apo edhe për inxhinierë broadband-I, apo bëjë ndryshime në listën profesioneve, ku ka mungesa për punonjës për to, çka do mundësojë që sektorët kryesorë të ekonomisë të rekrutojnë më shumë punonjës nga vendet e BE-së ose dhe jashtë Bashkimit Evropian.

Britania ka 2 milionë vende pune bosh të reklamuara muajin e kaluar, ku sektori i kujdesit social ka nevojë për 105 mijë punonjës socialë, 40 mijë vende bosh për infermiere dhe 100 mijë për shoferë maunesh, ndërkohë që bujqësia ka bërë thirrje për 30 mijë viza për punonjës sezonalë.


Të fundit

“Mirë se vini në Shqipëri, bukë, kripë dhe…”/ Berisha mesazh europianëve për protestën

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën që do të zhvillohet më 6 dhjetor. Në një postim...

VIDEO/ Argjentina mposht Australinë dhe do të përballet me Holandën në çerekfinale

Argjentina fitoi 2-1 ndaj Australisë dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës, raund në të cilin do të përballet me Holandën për...

‘U burgos 3 herë për dhunë’, rrëfimi i 54-vjeçares që kërcënohet nga burri

Emisioni “Review” në Euronews Albania ka sjellë historinë e një gruaje në Kukës, ndaj së cilë është ushtruar dhunë për 30 vite nga bashkëshorti...

Vrasja e gruas shtatzënë/ Mjeku tregon nëse mund të shpëtohej foshnja

Mjeku Astrit Bimbashi deklaroi se nga ana praktike, do të ishte e pamundur që mjekët të ndërhynin pas vrasjes së gruas shtatzënë, Hamide Magashi,...

Fundi i krizës energjetike në Evropë është në horizont

Nuk ndodh shpesh që unë të jap lajme të mira, por gjykoj se këta parashikues ka të ngjarë të jenë më shumë pesimistë sesa...

Lajme të tjera

Web TV