“Do rrisim pagat mbi dyfish”/ Berisha vazhdon me premtimet: Kur PD të vijë në pushtet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet me grupime të ndryshme në vend, e po ashtu dhe premtimet për atë se çfarë do të bëjë Partia Demokratike kur të vijë në pushtet me të.

Në një takim me sindikatat në qytetin e Shkodrës, ai premtoi se sapo të vijë në pushtet, do e kthejë çmimin e energjisë elektrike në 6 lekë për bizneset, ashtu siç ka qenë më parë sipas tij. Ai po ashtu premtoi rritje pagash mbi dyfish për mësuesit dhe mjekët.

“Ju garantoj se çmimi i energjisë do rikthehet në 6 lekë aty ku ka qenë për biznesin në Shqipëri. Një nga faktorët më tërheqës për investitorët e huaj ishte çmimi i energjisë. Ky ishte një avantazh pasi Shqipëria nuk humbiste asgjë, pasi kostoja e prodhimit të energjisë është 0.9 lekë, dhjetëra herë më e ulët se ajo që e shet Shqipëria. Ky mashtron, u thotë se Gjermania e hoqi ujin e ngrohtë. E hoqi se e kanë ngrohjen me gaz. Gënjen kur thotë se Zvicra vendos 4 vjet burg për ata që e rrisin temperaturën e termostatit më shumë se 19 gradë celcius, e thotë nga mendësia totalitare që ka.

Lidhur me rrogat arsim dhe shëndetësi mbi dyfishim i rrogave është objektivi ndër më të parët. Përndryshe nuk do të kemi as arsim as shëndetësi”, tha Berisha.


Të fundit

Lajm i fundit/ Bordi i Transparencës ul me tre lekë çmimin e naftës

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 6 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në...

Gola dhe kërcime, Roy Keane tërbohet me lojtarë brazilian: “Ishte mungesë respekti, turp”

Gola, emocione, spektakël, Brazil dhuroi show, por jo të gjithë e kanë shijuar festën e tyre. Neymar me shokë u kujdesën që pas çdo...

SHBA reagon ashpër për sulmin ndaj Berishës: U skandalizuam, presim hetime të plota

SHBA reagon ashpër për sulmin ndaj kreut të PD-së Sali Berisha. Një zëdhënës i ambasadës së SHBA deklaroi  se askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron...

Dhunoi Sali Berishën, i riu me dëmtime të mëdha tek Trauma, vuante nga shëndeti mendor

Gert Shehu 31vjeç është autori që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike. Ai ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë për...

Berisha: Përfaqësohemi në samit nga personi që duhet të ishte para drejtësisë

Sali Berisha thotë se protesta e sotme ka synim të tregojë zërin opozitar të shqiptarëve para BE. Sipas tij, shqiptarët janë fatkeq që në...

Lajme të tjera

Web TV