“Fund i lumtur”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fokusi kryesor i mediave sportive do të kthehet në Portugali, aty ku ‘Seleçaot’ u mposhtën nga Spanja në minutat e fundit të ndeshjes. Portugezët humbën mundësinë për tu kualifikuar në gjysëm finalen(final four) e Ligës së Kombeve.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:

AS hapet me titullin kushtuar mbretërorve: “Fund i lumtur”. Spanja kualikohet e me anë të një goli nga ana e Morata-s në minutën e 88 dhe do të luftojë për Ligën e Kombeve në qershor 2023 së bashku me Italinë, Holandën dhe Kroacinë.Kopertina sportive të mërkurën 28.9.2022

Edhe Marca vendos gjithashtu të njëjtin titull duke e titulluar si një “Fund të lumtur”.Kopertina sportive të mërkurën 28.9.2022

“Epik!” është titulli i katalanases Sport. Spanja kualifikohet heroikisht në Final Four të Ligës së Kombeve.Kopertina sportive të mërkurën 28.9.2022

La Gazzetta dello Sport hapet me pikën e kthesës te Interi: “Rimbushja e Zhang”. Presidenti sjell më shumë buxhet për të mbuluar humbjet: nuk dëshiron të shkëputet nga klubi zikaltër dhe njofton rritjen e kapitalit ”.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 28/09/2022

“Rrethimi i Zhang” ka shkruar e përditshmja italiane Corriere dello Sport, e cila vendos një titull të kundërt nga gazeta paraprake. Zhang kërkon blerës, tifozët e kontestojnë dhe Mou është gati të godasë.Prima Pagina Corriere dello Sport 28/09/2022

Tuttosport hapet me titullin kushtuar sulmuesit serb të Juves: “Ja ku është”. VlahoviC i rikthehet golit me Serbinë pas asistimit të Kostic-it (2-0 ndaj Norvegjisë).Prima Pagina Tuttosport 28/09/2022

Nga ana tjetër, portugezi përtyp hidhur, dhe A Bola titullohet: “Mizor”, një titull që përmbledh mirë zhgënjimin, me fytyrën e Cristiano Ronaldos në faqe të plotë. CR7 është gjithnjë e më në krizë dhe ishte një nga më të dobëtit në fushë, nëse jo më i dobëti.Prima Pagina A Bola 28/09/2022

Në Britani, Mirror Sport nxjerr në pah mendimin e trajnerit të Anglisë: “I papranueshëm”. Megjithë një demonstrim të ndotur gabimesh, Southgate mes polemikash pohon për Maguire: “Unë e zgjedh atë sepse ai na jep mundësinë tonë më të mirë për lavdinë e Kupës së Botës “.Prima Pagina Mirror Sport 28/09/2022

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV