Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Takimet e Yuri Kim, lëvizje për të izoluar Berishën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryediplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka shpeshtuar takimet me përfaqësues të opozitës, ku qëllim kryesor duket se është tentativa për të izoluar sa më shumë kreun demokrat Sali Berisha. Pas vizitës që bëri në selinë e Partisë së Lirisë, ku u prit nga Ilir Meta, ambasadorja amerikane takoi dje edhe deputeten demokrate Jorida Tabaku.

Ka një vendim institucional, por edhe një lojë politike që vjen më pas. Kjo duket se po ndodh mes SHBA-ve dhe Sali Berishës, në një “luftë nervash” ku vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen e Berishës “non grata” nën akuzën e “korrupsionit masiv” dhe “minimit të demokracisë” padyshim që do të shoqërohen edhe më lëvizje të tjera. Kohët e fundit ambasadorja amerikane është parë të jetë aktive në takimet që ka pasur me përfaqësues të ndryshëm të opozitës, deputetë dhe jo vetëm. Dje ajo u takua me deputete e PD-së Jorida Tabaku, një personazh e larguar plotësisht nga “Grupimi Berisha”, por edhe jo aq “agresive” në mbrojtjen e ish-kryedemokratit Lulzim Basha, edhe ky i fundit i akuzuar në SHBA se mund të ketë lobuar me fonde ruse.  “Sot diskutova me ambasadoren amerikane në Shqipëri prioritetet e procesit të integrimit 🇪🇺, rëndësinë e përfshirjes së drejtësisë. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin: Luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës! Gjithashtu fokus të veçantë morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi i Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop”-shkruan Tabaku, pas takimit 40 minutësh me kryediplomaten amerikane në Tiranë. Nuk është lëvizja e veteme e Kim, pasi qëllimi mbetet izolimi i Berishës i cili realisht ka mundur që të tërheqë pas elektoratin e PD-së dhe de fakto ai është kryetar i saj, paçka se de jure mbetet edhe të konfirmohet me vendim gjykate. E sigurt është se SHBA-të nuk e menduan se Berisha pasi të shpallej “non grata” do rikthehej i fuqsishëm, duke mposhtur ish-kryetarin Basha, madje me ndikim poshtë në elektoratin e djathtë. Shumëkush mendoi se pas shpalljes “non grata” Berisha do ishte një figurë politike tërësisht e shkatërruar dhe gati për tu tërhequr nga jeta politike dhe publike. E kundërta ndodhi teksa Berisha jo vetëm nuk u tërhoq por nisi betejën e brendshme kundër Bashës, ku arriti ti marrë partinë dhe më pas në zgjedhjet e pjeshme lokale të 6 marsit i shkaktoi PD-së zyrtare humbjen më të rëndë. Tashmë edhe SHBA është para një fakti të kryer. PD si forcë më e madhe opozitare në vend zgjodhi të kishte Berishën në drejtim dhe kjo nuk është pak, pasi një vend demokratik nuk mund të funksionojë pa opozitë. Takimet e Kim me kreun e grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, apo edhe të përfaqësuesve të tjerë si Agron Gjekmarkaj apo Jorida Tabaku janë të shpeshta, por ajo që bëri më shumë bujë ishte vizita e Kim në zyrat e Partisë së Lirisë, ku u takua me Ilir Metën. Padyshim që më shumë se vlerësim për kreun e ri të Partisë së Lirisë është një tregues që SHBA-të mbështesin çdo përfaqësues të opozitës, mjafton që ai të mos jetë Berisha. Po synohet një izolim ndërkombëtar i kreut të PD-së. Përveç SHBA-ve, edhe Britania e Madhe e shpalli “non grata”, me të njëjta akuza. Brenda opositës shihet edhe një lloj diversioni për të “izoluar” kreun e PD-së jo vetëm ndërkombëtarisht, por edhe me përfaqësuesit e partive të tjera opozitare. Lëvizjet taktike nuk dihet se çfarë impakti mund të kenë, por ajo çfarë ka treguar deri më tani është se ish-kryeministri mbetet sërish i fortë, ku një nga treguesit ishte edhe tubimi i madh i thirrur prej tij që u mbajt më 7 korrik të këtij viti. Treguesi tjetër që Meta pavarësisht se kërkon të marrë më shumë protagonizëm si opozitar, nuk mundi që të tërhiqte pas vetes protestues, ku e vërtetoi pjesëmarrjen shumë të ulët që mbajti pranë Inceneratorit të Tiranës. Politika është jo vetëm matje forcash me mbështetje në elektorat, por edhe alencash, lojërash dhe pse jo intrigash në kornizat e demokracisë për të arritur në qëllimet për vendimet që kanë marrë palët.

Të fundit

“Djathtas 1912”: Alibeaj bën ‘premtimin’: Nëse dështojmë, largohemi nga skena politike

Enkelejd Alibeaj, një nga nismëtarët e partisë së re "Djathtas 1912", theksoi se partia e tij përfaqëson një fluks...

Qeveria Vendos Tarifë të Re për Turizmin: 20 Euro për Çdo Krevat në Strukturat Akomoduese

Çdo strukturë akomoduese, që ushtron aktivitetin vetëm për një periudhë të caktuar të vit (sezon veror ose sezon dimëror), do të paguajë një taksë...

Aksident ‘zinxhir’ në Tiranë, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën pranë “TEG”-ut

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më herët në Tiranë, në zonën pranë “TEG”-ut. Tre makina janë përplasur njëra pas tjetrës. Siç shihet edhe në...

Sa do të përfitojë Shqipëria dhe ku do të shkojnë fondet e BE?

Bashkimi Europian ka aprovuar një fond prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike. Mes vendeve që përfitojnë...

Në Angli e konsiderojnë të kryer, ja kush pritet të ulet në pankinën e “Tre Luanëve”

Federata Angleze e Futbollit duket se më në fund i ka dhënë zgjidhje çështjes së stolit të skuadrës kombëtare. Siç bëjnë me dije mediat britanike,...

Lajme të tjera

Web TV