“Të të jap ndonjë njëzetëshe”/ Dy inspektorët e policisë përjashtohen përfundimisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas denoncimit në emisionin “Stop” për dy efektivë, Policia e Shtetit ka reaguar dhe Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, ka vendosur përjashtimin përfundimtar të tyre. Dy policët janë punonjësit e Patrullës së Përgjithshëm, inspektorët Shamet Kuqo dhe Elton Gjedia.

Po ashtu mësohet se drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur menjëherë hetimin e thelluar disiplinor, për shkelje të rëndë disiplinore, ndaj specialistit të Seksionit të Patrullës së Përgjithshme, Nënkomisar A. K., si dhe ndaj shefit të Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Nr. 6, Komisar V. I.

“Menjëherë pas transmetimit të pamjeve filmike, në emisionin investigativ “STOP”, ku u shfaqën dy punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në shpërdorim të plotë të detyrës dhe në shkelje të hapur të etikës dhe të komunikimit, duke i marrë një shumë parash, me anë të akteve korruptive, drejtuesit të një automjeti që kishte ndaluar në anë të rrugës, në Kashar, sqarojmë opinonin publik se: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar menjëherë përjashtimin përfundimtar nga radhët e Policisë së Shtetit, të dy punonjësve të Patrullës së Përgjithshme, inspektorëve Shamet Kuqo dhe Elton Gjedia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njëkohësisht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal në lidhje me këtë rast.

Çfarë u denoncua në “Stop”?

Dy inspektorët Kuqo dhe Gjedia u kapën me zë dhe me figurë gjatë një kamere të fshehtë të “Stop” teksa kërkonin ryshfet për të lënë të lirë të rinjtë që ndalonin me makinë.

Kjo pasi disa qytetarë të ndryshëm kishin denoncuar në emisionin “Stop” se policët i ndalonin me makinë dhe i bënin presion çifteve se do t’i shoqëronin në komisariat për vepra të turpshme. Sipas qytetarëve, policët kanë qenë me makinë private në një zonë pranë Kasharit.

Lexo edhe :  Tragjike në Greqi/Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur në pyll shqiptari

Ndërkohë në videon e fshehtë të “Stop”, policët morën 20 mijë lekë “për kafe”, sepse në të kundërt do ta shoqëronte çiftin në komisariat, të akuzuar për vepra të turpshme, derisa të vinte e t’i merrte familja./Tv Klan


Të fundit

SHBA reagon ashpër për sulmin ndaj Berishës: U skandalizuam, presim hetime të plota

SHBA reagon ashpër për sulmin ndaj kreut të PD-së Sali Berisha. Një zëdhënës i ambasadës së SHBA deklaroi  se askush...

Dhunoi Sali Berishën, i riu me dëmtime të mëdha tek Trauma, vuante nga shëndeti mendor

Gert Shehu 31vjeç është autori që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike. Ai ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë për...

Berisha: Përfaqësohemi në samit nga personi që duhet të ishte para drejtësisë

Sali Berisha thotë se protesta e sotme ka synim të tregojë zërin opozitar të shqiptarëve para BE. Sipas tij, shqiptarët janë fatkeq që në...

Merkato e kohës moderne, ja sa do ta kishin vlerën sot Ronaldo Fenomeni dhe Maradona

Çmimet që duhen paguar për të blerë “yjet” e mëdhenj të futbollit kanë shkuar në “stratosferë”. Dhe kur mendon se për lojtarë të shndërruar...

Berisha falenderon liderët europianë: Ky samit është mbështetje e veçantë për PD

Sali Berisha nuk ka kursyer falenderimet për liderët europianë që ndodhen në Tiranë për samitin e BE. Ndonëse ka thirrur protest në këtë ditë...

Lajme të tjera

Web TV