Uzuni i zhgënjyer me barazimin, Edy Reja: “Unë nuk kam asnjë keqardhje”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pyetje mbi deklaratën e Cikalleshit, që tha se është gati të largohet, ngacmoi jo pak trajnerin Edi Reja, që nuk ngurroi të thumbojë edhe sulmuesit e tij, teksa me shifra shpjegoi se lojtarët e tij nuk arritën të shënojnë…

“Unë nuk kam asnjë keqardhje, pasi kam bërë një punë të mirë dhe jam munduar të ndihmoj skuadrën. Nuk jam unë problemi i Shqipërisë, pasi po të ishte kështu, presidenti do të ma kishte thënë”, tha Reja.

“Nëse ma thotë diçka të tillë, nuk ka asnjë problem për mua. Unë jam munduar të përmirësoj qoftë individët, qoftë skuadrën. Ne sot ishim në epërsi numerike dhe duhej të mbyllnim ndeshjen, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk është faji im. Ata kanë bërë 5 gjuajtje dhe katër prej tyre në kuadrat. Ne kemi bërë 21 gjuajtje dhe vetëm 4 në kuadrat, ndaj nëse nuk janë të zotët ta dërgojnë topin në rrjetë, nuk kam çfarë të bëj. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt”.

Edhe për Myrto Uzunin skuadra duhej të kishte realizuar golin e dytë shumë shpejt në mënyrë që të kishte marrë fitore ndaj Islandës. Duke folur për “Super Sport” pas barazimit 1-1, Uzuni theksoi se nuk e kupton faktin që në fund e pësojnë gjithmonë, por shtoi se ndjehet keq që i zhgënjyen tifozët.

“E nisëm lojën shumë mirë, kartoni i kuq, shënuam shumë herët, mendoj se duhet të kishim shënuar golin e dytë shpejt. Nuk e di pse na ndjek ky fat në fund. Normal që jemi të zhgënjyer sepse e kishim detyrim të merrnim fitoren për tifozët, por nuk e di pse na ndjek ky fat në fund.”

Lexo edhe :  6 dhjetori i Berishës, tjetër negociatë për fatin e tij

Si u ndjetë nga reagimi i tifozëve? “Normal nuk ndjehemi mirë, pasi tifozët janë nxehur sepse kanë lënë punët e tyre e kanë ardhur këtu.” Pse aq panik në fund?

“Duhej të shënonim golin e dytë sa më shpejt, kur doli lojtari ynë u bë më e vështirë, me më shumë përqendrim në fund mund ta evitonim atë gol.


Të fundit

“Mirë se vini në Shqipëri, bukë, kripë dhe…”/ Berisha mesazh europianëve për protestën

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën që do të zhvillohet më 6 dhjetor. Në një postim...

VIDEO/ Argjentina mposht Australinë dhe do të përballet me Holandën në çerekfinale

Argjentina fitoi 2-1 ndaj Australisë dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës, raund në të cilin do të përballet me Holandën për...

‘U burgos 3 herë për dhunë’, rrëfimi i 54-vjeçares që kërcënohet nga burri

Emisioni “Review” në Euronews Albania ka sjellë historinë e një gruaje në Kukës, ndaj së cilë është ushtruar dhunë për 30 vite nga bashkëshorti...

Vrasja e gruas shtatzënë/ Mjeku tregon nëse mund të shpëtohej foshnja

Mjeku Astrit Bimbashi deklaroi se nga ana praktike, do të ishte e pamundur që mjekët të ndërhynin pas vrasjes së gruas shtatzënë, Hamide Magashi,...

Fundi i krizës energjetike në Evropë është në horizont

Nuk ndodh shpesh që unë të jap lajme të mira, por gjykoj se këta parashikues ka të ngjarë të jenë më shumë pesimistë sesa...

Lajme të tjera

Web TV