Albania 1 dhe Albania 2 së shpejti në hapësirë, nënshkruhet kontrata 6 milionë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se ditën e sotme do të nënshkruhet kontrata 6 milion dollarëshe e shërbimit satelitor. Peleshi theksoi se Shqipëria po hyn në një fazë të re të digjitalizimit.

Peleshi: Sot do nënshkruhet kontrata e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Shqipërisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit SateLogic SHBA. Kontrata ka vlerën 6 milionë dollarë. Konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, fillimisht për një periudhë 3-vjeçare, për monitorimin e territorit të Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike, profesionale, për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e informacionit gjeohapësinor si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë. Shqipëria do të ketë akses prioritar  të dedikuar në dy satelitët që pritet t’i bashkohen flotës të SateLogic në lëshimin e saj të ardhshëm satelitor me Space X. Satelitët do të quhen Albania 1 dhe Albania 2. Kjo do t’i mundësojë Shqipërisë marrjen e imazheve satelitore. Nuk e fillojmë nga zero. Është bërë një punë shumë e madhe deri tani. Kemi një agjenci e cila do të jetë e përfshirë në menaxhimin e imazheve për të gjitha institucionet që do të kenë nevojë. Pranë ministrisë së Mbrojtjes do të fillojë punë qendra e inovacionit ku do të ketë kërkim shkencor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Padyshim edhe në kuadrin e projektit tonë të ri të qendrës së informacionit shërbimi satelitor do të jetë një vlerë e shtuar. Shqipëria jonë digjitale po hyn në një fazë.


Të fundit

“Shqiptarët kriminelë”, Dua Lipa ‘i merr në mbrojtje’:Është fatkeqësi që na shohin kështu

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, në një konferencë për mediat ditën e sotme është shprehur e lumtur...

Aksident i frikshëm/ Makina del nga rruga dhe merr para trafikndarësen

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi te fshatit turistik të Linit. Sipas burimeve, një mjet...

Brazili kërkon kualifikimin ndaj Zvicrës, janë publikuar formacionet zyrtare të skuadrave

Brazili dhe Zvicra është kryesfida e ditës së sotme, e cila zhvillohet në kuadër të Grupit G. Brazili është lider i grupit me tri pikë,...

VIDEO/ Mes spektaklit, Gana mposht Korenë e Jugut dhe ushtron presion mbi Uruguajin

Gana ia del me sukses që në ndeshjen e dytë të Grupit H të marrë tre pikët e para në këtë Kupë Bote, Kombëtarja...

U përplas nga motori, këngëtarja rrëfen “tmerrin” e aksidentit në Tiranë

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Vjollca Haxhiu është përballur me një situatë të pakëndëshme dhe të rrezikshme për jetën e saj disa javë më...

Lajme të tjera

Web TV