Berisha: Do të thërrasim popullin për protesta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një tryezë të mbajtur këtë të mërkurë me përfaqësues të sindikatave në vend, Berisha u shpreh së do të vendoset së shpejti për protestat e radhës, për të cilat tha se do të jenë të qëndrueshme deri në rrëzimin e qeverisë.

“Në vitet 2005-2013, unë kam patur dialog konstant me sindikatën e Shëndetësisë dhe Arsimit. Jeni dëshmitarë që rrogat e këtyre dy sektorëve u mbi dyfishuan. Me borxhin që ka marrë Edi Rama këto 8 vite, rrogat duhet të ishin trefishuar, pa asnjë vështirësi. Nëse prin sektori publik me rroga, sektori privat është i detyruar ta ndjek hap pas hapi. Por kur sektori publik bën një rritje në 4 vite për të mashtruar për votat, privati nuk ka ndonjë interes ta ndjekë. Kështu që rrogat do të jetë një përparësi absolute. 2-3-fishimi i tyre”, është shprehur Berisha.

Duke ju referuar një publicisti, Berisha tha se Partia Demokratike do të jetë në mbështetje të sindikatave.

“Le ta konsiderojmë këtë një fillim të ri. Një publicist i njohur shkruante këto ditë; vendi im, si të thuash jetim, pa sindikata. Le ti japim përgjigje ne shqiptarëve që sindikata është në këmbë, e gatshme dhe ju garantoj ju se PD do të jetë në mbështetjen tuaj totale. Do të jemi në protesta të qëndrueshme deri në rrëzimin e kësaj qeverie, në momentin më të përshtatshëm dhe të duhur që do të vendosim bashkërisht”, tha Berisha.


Të fundit

Fierakët rikthejnë Nëntorin 1912, parakalim me kuaj e plis në kokë në qytet

Një grup të rinjsh nga qyteti i Fierit kanë risjellë dhe njëherë në vëmendje nëntorin e vitin 1912. Në...

Dhunuan nënën e moshuar/ Nusja e mohon: E ka inskenuar për të përfituar banesën

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” është trajtuar një rast i rëndë ku një grua e moshuar pretendon se është dhunuar nga...

Shmanget tragjedia/ Fëmija 13-muajsh gëlltit kanabis, shpëton mrekullisht nga mbidoza

Një fëmijë 13-muajsh ka përfunduar në spital pasi kishte gëlltitur kanabis. Ngjarja ka ndodhur në Palermo të Italisë ndërsa bëhet e ditur se vogëlushi...

“Made in Italy”/ Sekuestrohen mijëra veshje ‘false’ prodhuar në fasoneritë shqiptare

Rreth 75 mijë veshje me vlerë 8 milionë euro, prodhuar në Shqipëri, Bullgari e Tunizi janë sekuestruar nga Guardia di Finanza Italiane e Venezias...

Lajme të tjera

Web TV