“Enigmë në mbrojtje”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampionatet rikthehen këtë fundjavë dhe shumica prej ekipeve do të kenë mungesa të rëndësishme. Ndeshjet e Nations League sollën lëndime të shumta të lojtarëve, duke bërë me “dhimbje koke” trajnerët në ekipet përkatëse, të cilët tani duhet të mendojnë diçka ndryshe për kalendarin e ngjeshur që po vjen.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

Në Spanjë, dita hapet me katalanasen Sport e cila shkruan: “Enigmë në mbrojtje”. Bellerin do të jetë jashtë për tre javë dhe do t’i bashkohet Araujo dhe Koundé.Prima Pagina Sport 29/09/2022

“Katari është në rregull” shkruan gazeta franceze L’Equipe. Brazili është në super formë dhe vazhdon serinë pozitive të fitoreve, duke shkuar në Katar si favorit.Prima Pagina L'Equipe 29/09/2022

“Mbreti Karim” është titulli i prestigjiozes Marca.  Francezi mori çmimin ‘Pichichi’(golashënuesi më i mirë) për sezonin 2021-2022. Modric rikthehet i dëmtuar nga pushimi i FIFA-s.Prima Pagina Marca 29/09/2022

Mundo Deportivo fokusohet tek talentet e mesfushës: Gavi, Pedri dhe Nico, revolucioni. Mesfusha e Spanjës është në duar të sigurta për të ardhmen.Prima Pagina Mundo Deportivo 29/09/2022

“Operacioni Manchester City” ka shkruar gazeta madrilene AS. Madridi do të përpiqet të nënshkruajë me Joao Cancelo verën e ardhshme. Në vitin 2024 ai do të shkojë për Haaland, klauzola e përfundimit të të cilit atë vit do të jetë 180 milionë.Prima Pagina AS 29/09/2022

La Gazzetta dello Sport hapet me kërkesën: “Skriniar, ja paratë”. Zhang drejt drejtuesve: Duhet të qëndrojë te Interi. Presidenti me mbi 100 milionë financime jep ok për të zgjatur kontratën me mbrojtësin dhe kështu refuzojnë PSG-në.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 29/09/2022

“Ne nuk jemi mafia”, ky është titulli që shfaqet në faqen e parë të Corriere dello Sport e cila merr fjalët e Trentalange në përgjigje të Maurizio Sarri. Trajneri kishte bërë deklarata shumë të ashpra në fundin e ndeshjes Lazio-Napoli.Prima Pagina Corriere dello Sport 29/09/2022

Lexo edhe :  Çudia në ndeshjen Belgjikë-Marok, portieri del këndon himnin dhe… zhduket

Tuttosport hapet me një çelës bardh e zi: “Ata ende duan të kenë të drejtë!” FIGC dhe gjyqtarët këmbëngulin në mungesën e imazheve për të justifikuar anulimin e padrejtë të golit të Milik në Juve-Salernitana, por në këtë mënyrë rëndojnë gabimin.Prima Pagina Tuttosport 29/09/2022

 


Të fundit

Shmanget tragjedia/ Fëmija 13-muajsh gëlltit kanabis, shpëton mrekullisht nga mbidoza

Një fëmijë 13-muajsh ka përfunduar në spital pasi kishte gëlltitur kanabis. Ngjarja ka ndodhur në Palermo të Italisë ndërsa...

“Made in Italy”/ Sekuestrohen mijëra veshje ‘false’ prodhuar në fasoneritë shqiptare

Rreth 75 mijë veshje me vlerë 8 milionë euro, prodhuar në Shqipëri, Bullgari e Tunizi janë sekuestruar nga Guardia di Finanza Italiane e Venezias...

“Është çmontuar totalisht”/ Trondit Frrok Çupi: Sali Berisha nuk futet dot në Itali

Analisti Frrok Çupi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha nuk mund të futet dot as në shtetin italian për...

Shkeli me këmbë fanellën e Meksikës, kampioni i botës kërcënon Messin: “Dashtë zoti …

Nëse Argjentina është ende “gjallë” në “Katar 2022”, shumë merita i shkojnë Lionel Messit, autori i golit që zhbllokoi ndeshjen kundër Meksikës. “Pleshti”, i...

Lajme të tjera

Web TV