Largimi i Gledis Nanos/ Ambasadorja Kim: I papritur, për ne ishte një partner i mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e ka cilësuar vendim të papritur shkarkimin Gledis Nanos nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në emisionin “Opinion”, Kim e ka konsideroi një bashkëpunëtor të mirë Nanon, duke e vlerësuar atë si për punën kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit dhe më pas kur ishte drejtor i Policisë.

“Dakord. Do t’ju pyes për ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Z. Nano. Ai u largua nga pozicioni i tij pas një vendimi të qeverisë. Ishte një histori e ndërlikuar. 48 orë, në fillim ai u largua, pastaj u detyrua të largohej. Pas kësaj, ju bëtë një koment dhe thatë se kishit punuar shumë mirë me Z. Nano. A ishte kjo një ndërhyrje në vendimin e qeverisë?”, e pyeti gazetari Fevziu.

“Jo, ishte pohim fakti. E keni parë se ne shpesh bëjmë deklarata të tilla kur dikush me të cilin kemi punuar shumë mirë largohet nga detyra. Dhe është e vërtetë që ne e vlerësojmë Z. Nano dhe bashkëpunimin e tij me ne. Ne mendonim se ai ishte një partner i mirë për ne kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit. Dhe më pas kur ishte drejtor i policisë.

Blendi Fevziu: A ishte surprizë për ju largimi i Z. Nano nga detyra?

Ambasadorja Kim: Nuk e prisnim.


Të fundit

Çmendi serbët në stadium/ Rrëfimi prekës i Xhakës: Babai vuajti 3 vjet e gjysmë në burgje

Granit Xhaka sot u shndërrua sërish në hero të shqiptarëve të Kosovës pasi bashkë me kombëtaren e Zvicrës ia...

Dhunë më 6 dhjetor? Drejtori i policisë: Nuk ka asnjë informacion për ngjarje të tilla

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, ka siguruar se policia do të garantojë mbarëvajtjen e çdo proteste që do të bëhet më 6...

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon gjuhën konflikt nxitëse të Presidentit Serb Vuçiç

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është duke i përcjellë me shqetësim deklaratat e fundit konflikt nxitëse dhe përdorimin e gjuhës denigruese të Presidentit të Serbisë...

Tashmë deputete në parlament, Arjan Konomi “i qan hallin” Ori Nebiajt

Nga java e ardhshme, moderatorja Ori Nebiaj do të jetë deputete në parlament. Kjo ka bërë që ajo të mbyllë eksperiencat e saj në...

Lajme të tjera

Web TV