Lobim me para ruse në PD? Kim: Ndërmerrni hapa për t’u ruajtur nga përpjekjet e Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka folur lidhur me dyshimet se PD në vitin 2017 ka përdorur para ruse për lobim në SHBA.

Ajo refuzoi që të fliste në mënyrë specifike për PD, por theksoi se partitë politike nuk duhet të pranojnë fonde nga Rusia, pasi sipas saj, qëllimi i këtij shteti është minimi i demokracisë.

Pjesë nga intervista në Opinion”

Blendi Fevziu: Do t’i kthehem takimit me ish-Presidentin Meta. Është botuar një lajm për një raport sekret të shërbimit sekret amerikan lidhur me financimet e Rusisë nëpër botë. Le të themi financim nga Putin dhe Kremlini. Sipas, Zërit të Amerikës, ky raport thotë që në Shqipëri janë dhënë 500,000 dollarë për Partinë Demokratike nga burime ruse. Çfarë informacioni keni më shumë nga ç’kemi ne mbi këtë lajm?

Ambasadorja Kim: Po, nuk kam ndonjë gjë më shumë për të bërë publike se sa asaj që ka ardhur nga Uashingtoni. Nuk do të komentoj ndonjë rast specifik, por ka diçka. Situata në Shqipëri nuk është unike. Me fjalë të tjera, kemi parë qerverinë ruse të përpiqet kudo në botë për të minuar demokracitë, për të mbjellë dyshim mbi proceset demokratike, mbi zgjedhjet…

Blendi Fevziu: E kanë bërë hapur edhe në disa vende në Europë…

Ambasadorja Kim: …e bënë në Europë, e bënë edhe në Shtetet e Bashkuara.

Blendi Fevziu: Po, edhe në Shtetet e Bashkuara, kishit një hetim me…

Ambasadorja Kim: Po. E dini, ashtu siç më herët këtë vit, në fakt në fund të vitit të kaluar, filluam të ndanim haptas informacion mbi atë që Rusia po përpiqej të bënte në Ukrainë. Vendosëm të ndanim informacion për atë që Rusia përpiqet të bëjë në demokracitë nëpër botë…

Blendi Fevziu: E keni ndarë këtë informacion me qeverinë shqiptare?

Ambasadorja Kim: Po, ne…

Blendi Fevziu: …sepse unë pyeta Kryeministrin Rama dhe më tha nuk na duhet informacion se e dimë këtë histori…

Ambasadorja Kim: Pra, ndajmë informacion me demokracitë në botë mbi këtë pikë. Por ndajmë informacion edhe me publikun dhe informacioni kyç është se prej vitit 2014, verifikuam që qeveria ruse ka shpenzuar të paktën 300 milionë dollarë, çka nuk është asgjë…

Lexo edhe :  Franca nis mbrojtjen e titullit ndaj Australisë, formacionet zyrtare të skuadrave

Blendi Fevziu: Po, mund të ishte shumë më tepër…

Ambasadorja Kim: …vetëm një përqindje e vogël e sasisë së parave që rusët paguajnë për të ndikuar median, për të korruptuar politikanë dhe udhëheqës të tjerë, për të blerë reklama, për të blerë artikuj, për të përhapur keqinformim dhe disinformim në mediat sociale. Pra, qëllimi pse e ndajmë këtë informacion mbi përpjekjet ruse për të minuar demokracitë është të themi që, ne e kemi përjetuar, e dimë që ju e keni përjetuar, dhe duhet të ndërmarrim hapa. Për shembull, unë u takova javën e kaluar me kreun e Komisionit  Qendror të Zgjedhjeve, bashkë me drejtues të të gjitha partive politike, dhe mesazhi kryesor aty ishte: “duhet të ndërmerrni hapa për t’u ruajtur nga përpjekjet e Rusisë dhe të tjerëve për të minuar demokracinë”. Kjo përfshin vendosjen e ligjeve për financimin e fushatave, si dhe vendosjen e masave kundër pastrimit të parave.

Blendi Fevziu: Po pse zyrtarët amerikanë kanë përmendur në gjithë këtë raport për 300 milionë dollar vetëm Shqipërinë, Bosnjen, ku të gjithë e dinë ndikimin e Rusisë aty, dhe Madagaskarin, pse Shqipëria?

Ambasadorja Kim: Nuk mund të komentoj për specifikat…

Blendi Fevziu: Vend i vogël, në 300 milionë dollar, të përmendet Shqipëria?

Ambasadorja Kim: Mendoj se është thjesht një ilustrim i rreziqeve reale që kanosen. Por pika kyçe është që duhet të verpojmë. Duhet të veprojmë.

Blendi Fevziu: Po, është me rëndësi. Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka bërë një deklaratë dje që asnjë cent, asnjë dollar nuk ka dalë nga llogaria e Partisë Demokratike në atë drejtim. Në rastin Muzin.

Ambasadorja Kim: Nuk e kam parë…

Blendi Fevziu: Nuk e keni parë

Ambasadorja Kim: Jo, nuk e kam parë deklaratën.

 


Të fundit

Mister në rrugën Berat-Lushnjë, shoferi dhe pasagjeri zhduken pas aksidentit të rëndë

Një makinë tip Mercedez Benz është përplasur mbrëmjen e së shtunës me trafikandarësen në rrugën nacionale Berat- Lushnjë, në...

VOA: Berisha nuk heq dorë nga protesta e 6 dhjetorit, del në shesh pa lejen e Policisë

Në Tiranë, Partia Demokratike, ajo pjesë që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, bëri të ditur se nuk do të ndryshojë planet për të zhvilluar...

Bora Zemani merr buqetën më të veçantë dhe më të pazakontë nga ndjekësit e saj!

ora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e...

VIDEO/ Argjentina mposht Meksikën dhe merr tre pikët e para, Messi shënon një super gol

Argjentina siguron suksesin e parë në Kupën e Botës, Katar 2022, por përfaqësuesja “Albiceleste” i falet përsëri kapitenit dhe njeriut lider, Lionel Messi-t. 7 herë...

Eksperimenti i të ftohtit, BBC: Çfarë i ndodh trupit në një shtëpi pa ngrohje!

Deri këtë vit temperatura mesatare që duhej mbajtur në shtëpitë dimërore në disa pjesë te Europës, ishte 20 gradë, me luhatje maksimale në dy...

Lajme të tjera

Web TV