Meta nis fushatën: Ligj në Kuvend për legalizimet falas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se është bërë gati projektligji për legalizimin falas të objekteve informale. Kreu i PL ka vlerësuar vendimin e qeverisë për rritjen e pagave, ndërsa e ka akuzuar Ramën për keqqeverisje.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi ditën e djeshme në konferencën për mediat, se PL do të depozitojë së shpejti një projektligj në Kuvend për legalizimin falas e të gjitha ndërtimeve pa leje deri tani të qytetarëve, përjashtuar ato të cilat janë bërë në vepra të infrastrukturës. “Sektori i ndërtimeve pa leje që paskan çuditur kryeministrin  aktual, ai e a syrin pishë dhe për të moshuarën 82 vjeç në Nartë të Vlorës, për t’i treguar burgun, e ka të tillë për të parë edhe këto avllitë e dritaret e banorëve që rregullohen, por nuk i punojnë sytë në gradaçelat që pi kafe apo merr pjesë nëpër ëorkshop për të prezantuar arritjet e qeverisë, ndaj PL është e vendosur që t’i japë fund kësaj loje, me gjithë qytetarët, sa i takon marrjes peng të tyre përmes lejimit të ndërtimeve pa leje dhe pastaj pengmarrjes për arsye elektorale, korruptive, që u bëhet edhe sipërmarrësve”, është shprehur Ilir Meta. Sipas tij, “pas 10 vitesh nuk mund t’i ankohet askujt për çka ka ndodhur paleje, ndaj për t’i dhënë fund kësaj pengmarrje, do depozitojmë së shpejti një ligj në Kuvend për legalizimin që të gjitha ndërtimet pa leje deri sot të legalizohen dhe të bëhen pa pagesë, veç atyre që janë në vepra të infrastrukturës publike, në mënyrë që qytetarët të shpëtojnë nga makthi i presionit nga shteti”. Ilir Meta përshëndeti vendimin e qeverisë për rritjen e pagave për disa kategori, pavarësisht se e cilësoi si të nxitur nga Partia e Lirisë. Sipas tij kjo rritje nuk mjafton për përballimin e çmimeve të larta, mes tyre edhe ai i energjisë. Shkak për këtë situatë bëri keqqeverisjen, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm për sa i takon abuzimeve me faturat. Mes pasojave të keqqeverisjes Meta renditi edhe ndërtimet pa leje që sipas tij janë bërë me bekimin e kryeministrit, ndërsa si zgjidhje propozoi një ligj për legalizimet. Meta ka bindjen se kjo është formë presioni e Kryeministrit ndaj ndërtuesve, për të garantuar mbështetjen e tyre në prag të fushatës së ardhshme elektorale.

Lexo edhe :  Aksidenti tragjik në Durrës/ Kush është një nga vajzat që humbi jetën

Protestat

Edhe pse kishin premtuar protesta masive në shtator, opozita shqiptare ende nuk e ka organizuar një të tillë ndërkohë që muaji po mbaron. Megjithatë Meta e gjeti sot një mënyrë ‘justifikimi. Ai tha se protesta ka çdo ditë dhe ato bëhen nga qytetarët e thjeshtë. “Prindërve, të gjimnazistëve, të pedagogëve, të studentëve, të gjithçka tjetër. Mos i nënvlerësoni këtë protesta, janë të sinqerta dhe që janë provokuar nga një qeveri që nuk ka asnjë lidhje me ligjin, me të drejtat e qytetarëve të saj. Do të vazhdohet me protestat se këto protesta i prodhon vetë kjo qeveri”, tha Meta.

Kriza energjetike

Kriza energjetike sipas kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta është më së shumti si shkak i keqmenaxhimit të sistemit nga ana e qeverisë. Në një deklaratë për mediat, Meta i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e kryeministrit Rama se nuk do të preket çmimi i energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla. Meta tha se tashmë ka filluar mbifaturimi për qytetarët shqiptarë. “Sapo dëgjuam gënjeshtrat që nuk do preken konsumatorët familjarë nga rritja më e fundit arbitrare e çmimit nga ERE nën diktatin e plotë të qeverisë. Ndërkohë që ka nisur denoncimet e mjaft qytetarëve që janë mbi faturuar ose që u është faturuar energji ndërkohë që nuk kanë qenë në shtëpi gjatë muajve të fundit. Kishim paralajmëruar që ata duhet të rrisin shumë vigjilencën që të mos vidhen e mbifaturohen nga punonjësit e papërgjegjshëm të OSHEE. Kjo situatë e pajustifikuar në themel të saj ka dështimet e qeverisë dhe kryeministrit aktual që pas 10 vitesh kërkon të shpëtojë, kriza e keqqeverisjes së tij thellohet në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të pambrojtur. Dështimet e qarta dhe të pafundme në këtë sektor, dështimi i premtimit të pambajtur për diversifikimin e energjisë”, tha Meta.


Të fundit

Shmanget tragjedia/ Fëmija 13-muajsh gëlltit kanabis, shpëton mrekullisht nga mbidoza

Një fëmijë 13-muajsh ka përfunduar në spital pasi kishte gëlltitur kanabis. Ngjarja ka ndodhur në Palermo të Italisë ndërsa...

“Made in Italy”/ Sekuestrohen mijëra veshje ‘false’ prodhuar në fasoneritë shqiptare

Rreth 75 mijë veshje me vlerë 8 milionë euro, prodhuar në Shqipëri, Bullgari e Tunizi janë sekuestruar nga Guardia di Finanza Italiane e Venezias...

“Është çmontuar totalisht”/ Trondit Frrok Çupi: Sali Berisha nuk futet dot në Itali

Analisti Frrok Çupi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha nuk mund të futet dot as në shtetin italian për...

Shkeli me këmbë fanellën e Meksikës, kampioni i botës kërcënon Messin: “Dashtë zoti …

Nëse Argjentina është ende “gjallë” në “Katar 2022”, shumë merita i shkojnë Lionel Messit, autori i golit që zhbllokoi ndeshjen kundër Meksikës. “Pleshti”, i...

Lajme të tjera

Web TV