Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Ganimete Vendresha, solistja e parë e trupës së TOB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare Ganimete Vendresha, kryebalerina e parë e Teatrit të Operës dhe Baletit në Shqipëri.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije, mbesa e saj, Ajola Xoxa, e cila thotë se ajo ndërroi jetë mbrëmë, e rrethuar nga njerëzit e saj më të dashur, duke lënë pas tek kushdo kujtimin e një njeriu të bukur brenda dhe jashtë.

‘Gjyshja ime e mire, Ganimet Vendresha, u nda nga jeta mbreme, e qete dhe ne paqe, sic e jetoi te gjithe jeten e saj, rrethuar nga njerezit e dashur, duke lene pas tek kushdo kujtimin e njeriu te bukur brenda dhe jashte, dhe tek ne nje dhimbje pambarim.  Ajo i dha aq shume Shqiperise se saj dhe kujtdo pati fatin ta kishte ne jeten e vet. ‘- shkruan Xoxa.

Homazhet do të kryhen nesër, 30 shtator, nga ora 10:00 deri në 12:00 në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe varrimi në orën 13:00 në varrezat e Tufinës.


Të fundit

Masat e sigurisë për 6 dhjetorin, Çuçi: Protesta të mbahet, por jashtë zonës së kuqe

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është takuar ditën e sotme me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe...

Zhdukja e Ervis Martinajt: Rrumbullaku: Jemi në rrugë të mbarë për zgjidhjen e misterit

Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku u pyet nga gazetarët paraditen e sotme edhe në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, i cili...

Kupa e Botës/ Sot nis faza me eliminim direkt, Holanda dhe Argjentina synojnë kualifikim

Ka përfunduar faza e grupeve në Kupën e Botës, por pa humbur fare kohë do të nis ajo e eliminimit direkt. Pasi janë mësuar të...

Çmendi serbët në stadium/ Rrëfimi prekës i Xhakës: Babai vuajti 3 vjet e gjysmë në burgje

Granit Xhaka sot u shndërrua sërish në hero të shqiptarëve të Kosovës pasi bashkë me kombëtaren e Zvicrës ia doli ta mposhte dhe eliminonte...

Lajme të tjera

Web TV