“Reforma po jep rezultate”/ Kim: Kush e besonte se Saimir Tahiri do përfundonte në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është e bindur se Reforma në Drejtësi, e mbështetur fuqishëm nga SHBA po jep rezultate.

“Duhen rezultate më të shpejta dhe më të mëdha. Unë jam me njerëzit. Reforma në drejtësi duhet të japë rezultate. Mendoj s ka filluar të japë.

Mendoj se do ndaj me u disa fakte. Mendoj se ka rëndësi të kesh fakte në vend të spekulimeve”, tha ajo në emisionin “Opinion, ndërsa theksoi se SPAK mund t’ja dalë. Ndërkohë që shumë mendojnë se Struktura e Posaçme po bën drejtësi selektive, Kim thotë të kundërtën. Sipas saj kjo strukturë ka sekuestruar miliona euro pasuri të krimit që nuk e kishte bërë drejtësia më parë.

“Çfarë do të thuash me këtë? Çfarë do të thuash me njerëz jo në pushtet? Po te jap disa të dhëna. SPAK deri më sot ka një përqindje dënimesh 99%. Kur e godasin dikë 99% të kohës vendimi është për fajtor. I merren asetet dhe njerëzit shkojnë në burg. Për 12 vitet përpara 2019, sistemi i drejtësisë kishin kapur diçka te 20 milion euro asete për 10 vjet. Nga dhjetori 2019 deri ne 2021 SPAK ka marrë 70 milion euro asete. Deri më sot në 2022 kanë se sekuestruar, p.sh deri ne korrik ishte një rast mbi 10 milion euro. Mendoj se këtë vit do arrij mbi 70 milion. Kjo do godasë kriminelët te xhepi i tyre”, tha Kim.

Për të përforcuar se reforma në drejtësi ka dhënë rezultate, kryediplomatja amerikane thotë se askujt nuk i shkonte ndërmend se Saimir Tahiri do të përfundonte në burg.

“Kur ka qenë hera e fundit që dy ministra të partisë në pushtet menjëherë pasi kanë lënë zyrën janë futur në burg? A mendoje se Tahiri do të futej në burg? E vëmë me bast që nuk e mendoje. Shumica e njerëzve nuk e mendonin”, tha Kim, ndërsa shton se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi.

Lexo edhe :  Festa për 28-29 Nëntorin, Lubonja: Dita e hipokrizisë, politikanët bëjnë si Skënderbeu

“Asaj kohe pandëshkueshmërie po i vjen fundi. Ideja se kjo drejtësi është selektive mendoj se pasqyron padurimin dhe dëshirën për të pasur drejtësi.

Kam parë se ka pasur shumë ndjekje penale përpara reformës në drejtësi. Hapeshin shumë çështje. Kush shkoi në burg? Asnjëherë ndonjë ministër nuk është futur në burg. Po shohim SPAK të japë rezultate. Edhe unë po të isha qytetare shqiptare do isha e paduruar”, deklaroi Kim


Të fundit

Panë filma koreano-jugorë, Koreja e Veriut ekzekuton adoleshentët

Dy adoleshentë në Korenë e Veriut janë pushkatuar pasi shihnin dhe shisnin filma koreano-jugorë, sipas Daily Mail. Djemtë e moshës 16...

Shpërthim i fuqishëm në një shkollë në Greqi, humb jetën një fëmijë, plagosen dy të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një fëmijë ka humbur jetën pas një shpërthimi pranë një shkolle fillore. Lajmin...

Japonia kërkon të shkaktojë surprizën e radhës ndaj Kroacisë, ja formacionet zyrtare

Japonia dhe Kroacia do të përballen në 1/8 e finales në Kupën e Botës. Japonezët arritën deri në këtë fazë pasi dolën si kryesues të...

Shifra stratosferike, zbulohet klubi i ri dhe kontrata e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo do të luajë për Al-Nassr nga 1 janari. Prestigjiozja spanjolle “Marca” shkruan se gjithçka është e mbyllur dhe se “ylli” portugez do...

The Telegraph: Anglia ka nevojë të ndryshojë sistemin e emigracionit

Media britanike The Telegraph ka theksuar se e vetmja mënyrë për të ndaluar emigrimin e paligjshëm në Angli është duke ndryshuar sistemin e emigracionit....

Lajme të tjera

Web TV