Si u dashurua me vajzën e ambasadorit italian, ish-i dënuari i Spaçit rrëfen historinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rezidencat e ambasadave të huaja në Shqipëri në kohën e regjimit dikatorial ishin “molla e ndaluar”. Por këtë s’mund ta besonte dot Ernest Tushe, djaloshi 17-vjeçar që dashuronte vajzën e ambasadorit italian në Shqipëri, Giuseppe Sferlazzo, i cili shërbeu në Tiranë deri në vitin 1980.

Të rinjtë u miqësuan dhe ranë në dashuri, kur u panë në një fushë ku luheshin lojërat sportive.

Lidhja e dashurisë me vajzën e ambasadorit, do t’i kushtonte Ernest Tushes ( tani Ernesti është 61-62 vjeç) vuajtjet e burgut të Spaçit, dhe për ta çuar atje, Sigurimit të Shtetit iu deshën plot dy vjet të sajonte akuza të rreme dhe të gjente dëshmitarë.

Ditën e sotme, Tushe ishte në studion e emisionit “Shqipëria Live” ku tregoi njohjen me Carla-n dhe akuzat kundër tij që e çuan në burgun e Spaçit. Ai tregoi se Carla ishte 3-4 vite më e vogël se ai dhe u njohën rastësisht.

“Unë stërvitesha, merresha me sport, kurse në krah kanë qenë fushat e tenisit. Ne luanim te palestra e studentit, klubi studenti. Ajo luante tenis, vinin vajzat e ambasadorëve e rrinin aty.

Fataliteti ishte një top tenisi. Ra një tenis, shkova për t’ia dhënë. E kisha parë edhe më parë. Ishte shumë e bukur. Dija mirë italisht. Në momentin e parë nuk e dija se ishte e huaj, por kur i folëm njëri-tjetrit, foli italisht. Komunikimi i parë ishte vetëm ‘si je?’.

Më pas ajo vinte më ndiqte kur stërvitesha. Në atë kohë ishte bukur të kishe miqësi me një të huaj. E kështu ndodhi që edhe unë e njihja muzikën, tip modern, i lexuar isha, ndodhi që e pëlqeva, edhe asaj i pëlqeja.

Ajo ishte në një moshë të atillë sa nuk e kuptonte se çfarë ndodh në Shqipëri. Kur i thosha kujdes mos të na shohin bashkë, ajo thoshte pse.

Kur u trash më shumë muhabeti, u tha prindërve. Nëna e saj erdhi më takoi dhe më tha të kisha kujdes.

Më pas nisa të shkoja te familja e saj, u bë çdo gjë familjare. Familja ime u tremb në fillim”, tregoi Tushe.

Ky i fundit më pas ka shtuar se kur nisën problemet dhe momenti kur njerëzit filluan duke folur për lidhjen e tyre.

“Problemet ndodhen më vonë, ata më jepnin rroba e gjëra nga Italia. Familja e saj. Dukesha komplet ndryshe. Dilja në bulevard me të. Filloi duke folur mileti, edhe me dashuri, edhe me urrejtje. Unë dilja normal, si do të dilja me një të dashur shqiptare.

Lidhja zgjati gati dy vite. Problemi nisi kur më arrestuan. E shihja se Sigurimi i Shtetit më ndiqte. Nuk u tremba. Pastaj më 11 nëntor të 1980 u ndava me të, me biçikletë futem te ish-shtëpia e ambasadorit francez, kur shoh një makinë dhe dalin tre persona”, rrëfen Tushe.

Sipas tij, ata e kanë marrë dhe menjëherë e kanë çuar te 313, ku e akuzuan për spiunazh në funksion të Italisë dhe shteteve të tjera, pasi rrinte edhe me fëmijë të ambasadave të tjera.

“Natën e arrestimit më kapën me një fotografi, kalendar, e cilësuan si kalendar pornografik. Dy fotografë, Foto Stamo e Fatmir Haxhia, e konsideruan si pornografike, ku përveç bukurisë së luleve do të tregojë epshin e trupit.

Lexo edhe :  29 nëntor 1944/ Ikin nazistët, forcat partizane marrin Shkodrën dhe çlirojnë Shqipërinë

Foton e kisha marrë në ambasadë, ishte foto kalendari dhe e mora se ishte me reflekse, e mbaja kot. Mbaja edhe një foto të një sportisti dhe këngëtari italian. Më akuzuan edhe për pornografi. Me këtë akuzë më mbajtën 11 muaj, në hetuesi”, tha Tushe.

Ernesti ka treguar se e kanë keqtrajtuar, madje rrëfeu edhe një rast të ndodhur në vitin 1981.

“Në mars të 1981 ka ndodhur një bombë në ambasadën jugosllave. Vijnë në mes të natës dhe më çojnë te zyrat e hetuesisë. Kur më merrnin në hetuesi, ishin në grup se unë isha armik i popullit.

Më pyesin kush ka hedhur bombë, unë u them ku kam pas lindur atëherë.

Më rrahën keq, ata më thoshin të them për X emër dhe unë nuk e thosha. Më kanë çarë, më kanë bërë gjak. Për tre ditë kam qëndruar me ethe. Unë isha në burg, ku ta dija unë. Edhe ushqimi i keq”, tha ai.

I pyetur se çfarë bëri familja e Carla-s, Tushe u shpreh se ata kishin bërë një protestë dhe kishin dashur që ta merrnin në Itali.

“Familja e saj kishte bërë një protestë, se kishte marrë siguri babai i saj se mua nuk do më ndodhte gjë. Ata donin të merrnin një letër që të më çonin në Itali si student. E këtu dyshuan se unë isha agjent. Është bërë nota e protestës dhe ata janë larguar, ata ishin me imunitet.

Unë u dënova me 8 vite burg. Më dolën katër shok fakulteti se kisha bërë agjitacion propagandë. Në Spaç më çuan pasi më dënuan, fund gushti, fillim shtatori. Më tepër e pësoi vëllai.

Gati 3 vite qëndrova. Kam rënë 38 metra në tunel, më ka shpëtuar një doktor Spahiu. Më shpëtoi jetën, fatmirësisht nuk kisha asnjë thyerje. Kam bërë punë në minierë. Maks Velo ka qenë me mua, flisja me të”, tha Tushe.

Më pas ai tregon se si foli në telefon me një grua, e cila më pas u bë edhe bashkëshortja e tij. Ata kanë dy fëmijë bashkë dhe tani janë të ndarë. Tushe gjithashtu tregoi edhe për ritakimin me Carla-n në 1990.

“Me Carla-n u takova në ‘90, më bënë ftesë ata dhe shkova. Herën e parë nuk më lejuan, se doja të shkoja bashkë me nusen, e cila ishte shtatzënë.

Takova edhe nënën e Carlas, të gjithë. Ata dinin se më kishin pushkatuar. Deri ditën që kanë marrë letrën time. Unë dija vetëm që ishin larguar. Djalit tim i vura emrin e mamasë së Carla-s.

Aty plasi xhelozia, kur shkova në Itali. Unë u nisa bashkë me të, edhe pse nuk na lejuan të shkonim. Vonë jam ndarë me gruan, gjëra që ndodhin. Kemi dy fëmijë.

Ata vijnë në Shqipëri, kemi ruajtur miqësi. Autori nuk ka treguar vetëm anën e zezë te filmi “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, i bazuar në historinë e dashurisë”, tha Tushe.


Të fundit

“E pritën derisa erdhi dhe…”/ Zbardhen detaje nga vrasja e shqiptarit në Gjermani

Një shqiptar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e djeshme në Krefeld Gjermani. 42-vjeçari shqiptar është qëlluar katër herë nga dy...

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, ja çfarë pritet të ndodhë

Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të jetë të mërkurën në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së, në...

Ariu ka hyrë në Bulevard, çfarë bën shteti?!

Nga Frrok Çupi Hamendje, hamendje, hamendje pa fund..., çfarë do të ndodhë në 6 dhjetor. Data 6 është projektuar si më e mira në historinë...

Zgjedhjet lokale/ Berisha pa para, lekët e fushatës i merr PS, fondet i merr Basha

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk do të marrë asnjë para nga fundet publike. Zgjedhjet e e 2019 kanë nxjerrë jashtë loje...

Protesta e 6 Dhjetorit/ Me hir a pa hir, Meta i Bashkohet Berishës

Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike do të protestojnë së bashku më 6 dhjetor, në tubimin e thirrur nga Sali Berisha. Edhe pse Policia...

Lajme të tjera

Web TV