Amnistia fiskale/ Kim: Mos e bëni, rrezikoni BE-në, Rama i vendosur për ta kaluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kambanat e Juri Kim

Kritikat për “paratë e pista” dhe qëndrimet për Berishën e Metën

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim është shprehur kundër amnistisë fiskale. Sipas saj, kjo aministi rrezikon integrimin në Bashkimin Europian. Ajo ka folur për marrëdhënien me Berishën dhe Metën. Kim tha se nuk e priste shkarkimin e Gledis Nano.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur edhe njëherë qendimin kundër amnistisë fiskale. Ambasadorja Yuri Kim e ftuar në emisionin “Opinion” ka dhënë qëndrimin e saj mbi ligjin, i cili do të lejojë legalizimin e parave të “pista” dhe të “të zeza”. Yuri Kim ka komentuar nismën e qeverisë për amnistinë fiskale. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Kim është pyetur lidhur me rrugën i hap amnistia fiskale parasë së pistë në Shqipëri. Për këtë çështje, Kim deklaroi se do të kërcënohej integrimi në Bashkimin Europian. “Mendoj se Shqipëria ka një reputacion të keq. Mendoj se këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri është i njohur. Ato shprehen në raporte të ndryshme që nxjerrim çdo vit. Dhe, fatkeqësisht, ato pasqyrohen gjithashtu edhe në faktin që Shqipëria është në listën gri të të Task Forcës për Veprim Financiar. Ky është institucioni evropian i cili shqyrton praktikat financiare në mbarë botën. Dhe ata përdorin terma si mungesë strategjie për të përshkruar mekanizmat e Shqipërisë kundër pastrimit të parave. Prandaj është shumë e rëndësishme. E di, në fillim të intervistës sonë, unë fola mbi zgjedhjen që duhet të bënte Shqipëria, për zgjedhjen që duhet të bënin udhëheqësit shqiptarë. Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta neëë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet?”, tha ajo. E ngacmuar nga Fevziu se Londra dhe Nju Jorku janë ndërtuar me lek të pistë, Kim tha se “Mendoj se ky është një argument i tmerrshëm”, tha Kim.

Largimi i Gledis Nanos

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka komentuar shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i kryepolicit. Kim u shpreh se Nano ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i SHBA që në kohën kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit duke theksuar se nuk e prisnin shkarkimin e tij. “Ishte pohim fakti. E keni parë se ne shpesh bëjmë deklarata të tilla kur dikush me të cilin kemi punuar shumë mirë largohet nga detyra. Dhe është e vërtetë që ne e vlerësojmë Z. Nano dhe bashkëpunimin e tij me ne. Ne mendonim se ai ishte një partner i mirë për ne kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit. Dhe më pas kur ishte drejtor i policies”, tha Kim, duke nënvizuar se largimi i tij ishte një suprizë që nuk pritej.

Marrëdhënia me Metën

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zbuluar bisedimet që ka zhvilluar me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta disa ditë më parë. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, ajo u shpreh se diskutimet zgjatën 2 orë dhe ishte një shkëmbim i mirë pikëpamjesh. E pyetur lidhur me hetimet e SPAK ndaj ish-Presidentit, Kim tha se i takon drejtësisë që të hetojë edhe të vendosë. “Edhe një herë, nuk është mesazh i fshehtë. Është një mesazh shumë i hapur, që institucionet demokratike kanë rëndësi. Dhe, është normale nëpër vende, po e diskutoja këtë me stafin tim, që është normale, që në festën për Ditën tonë të Pavarësisë, që është festa më e madhe, më kryesorja, është normale që Ambasadori të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara. Dhe është normale të ftohet përfaqësuesi më i lartë i vendit pritës. Kemi nderin e madh që thuajse çdo vit të kemi Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe për ne, pavarësisht kush është ai person, ai është Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Është ai që flet në emër të popullit shqiptar”, tha Kim.

Lexo edhe :  Protesta e PD/ Të dhënat e para, sa demokratë janë nisur nga rrethet drejt Tiranës

Mesazhi për Berishën

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim foli për ndarjen e Partisë Demokratike në dy pjesë duke theksuar se do të vazhdojë të takohet vetëm me ata që njeh ligji. Kim deklaroi se për SHBA nuk është garë popullariteti ndërsa shtoi se asnjë zyrtar i saj nuk do të takohet asnjëherë me dikë të përcaktuar non grata. “Mendoj se kjo është e diskutueshme por, sidoqoftë, e kuptoj çfarë doni të thoni. Për ne, si institucion, për mua si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit, unë takohem me njerëzit që njihen nga ligji. Këtë do të vazhdoj të bëk”, u shpreh ajo. Kim njeh në krye të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn duke nënvizuar se nuk duhet të shkohet nga ai që ka më shumë pushtet. “Nuk është garë popullariteti për ne. Për ne ka të bëjë me shtetin ligjor. Ne u takuam me Z. Alibeaj në detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar dhe si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të jemi të qartë mbi shtetin ligjor. Nuk mund thjesht të shkosh në anën e atij që ka më shumë pushtet. Do të ishte paligjshmëri”, tha Kim.

Puna e SPAK-ut

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur edhe për rezultatet e Reformës në Drejtësi. Kim u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Bashkimin Europian kanë qenë mbështetëse të reformës së gjyqësorit në Shqipëri që të përmbushë kushtet për integrimin në BE. Ajo deklaroi se mund të vërë bast që shumica e njerëzve nuk e mendonin që Saimir Tahiri mund të shkonte në burg pasi kishin krijuar idenë që personat e fuqishëm nuk dalin para drejtësisë. “E njëjta gjë tregohet në përcaktimet tona në mbarë botën. Prandaj ideja që kjo drejtësi është selektive, mendoj se pasqyron padurimin dhe dëshirën për të parë drejtësi…”, u shpreh Yuri Kim. Kur u pyet ambsadorja nëse do ia dalë SPAK, ajo tha e vendosur se do ja dalë në mënyrë absolute. “Sepse shumë njerëz mendojnë se SPAK bën diçka sa për fasadë, por jo gjërat reale. Le të themi, drejtësi selektive. Kërkojnë njerëzit që nuk janë më në pushtet dhe nuk shohin ata që janë vërtet të fuqishëm në Shqipëri në këtë kohë”, tha ajo.


Të fundit

E ëma e agresorit që sulmoi Berishën kërkon ndjesë: Ka probleme të shëndetit mendor

Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit që goditi sot me grusht kreun e PD-së Sali Berisha është shprehur në një...

Sulmi fizik ndaj Berishës/ Spaho: Ky është provokimi më i rëndë që nga vrasja e Hajdarit

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me sulmin që iu bë Sali Berishës, ku u qëllua me grusht nga Gerti Shehu. Spaho...

Goditja ndaj Berishës/ Rama: Akt i pajustifikueshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së...

Berisha ‘i bindur’ për agresorin: Është agjent i policisë, e di nga burimet e mia!

Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku po jep versionin e tij për incidentin që i ndodhi gjatë protestës ku...

Sulmi ndaj Berishës/ Topalli: Një nga momentet më të errëta në historinë e pluralizmit

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka dënuar sulmin me grusht ndaj Sali Berishës gjatë protestës së zhvilluar sot nga opozita. Me anë të një postimi në Facebook,...

Lajme të tjera

Web TV