Konflikt në gjykatën e SPAK, Viktor Imeri “nxehet” me prokurorët e gjyqtaren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Viktor Imeri, një nga personat e konsideruar si i forti i Vlorës dhe në qytet njihet me nofkën “Tori i Xhihanes”, ka kërkuar të dalë nga regjimi i burgimit “41 biss”.

Në mesditën e sotme, është mbajtur dhe seanca për rishikimin e këtij vendimi të ndërmarrë ndaj Ymerit, por gjyqi është shoqëruar me debate të forta.

Imeri ka kundërshtuar para gjyqtares së posaçme Flojera Davidhi, vendimin e komisionit të SPAK, që mban në këtë regjim izolimi, të akuzuarin për vrasjen e Vajdin Lames dhe Artan Arsit, ngjarje kjo e ndodhur në 26 Shkurt 2005 në Tiranë.

“Nuk e kuptoj arsyen përse SPAK më ka futur në 41 biss dhe përse trajtohem ndryshe nga të dënuarit e tjerë. Kam tërë jetën burgjeve dhe më duket sikur nuk kam qenë ndonjëherë i lirë. Ato pak muaj qe më nxorën jashtë burgut, më bënë shumë keq se m’u vërsul i gjithë shteti mbi shpinë. Derisa më gjetën një pretekst, për të më futur prapë në burg. Më mirë mos të kisha dalë fare se nëse nuk do kisha dalë nuk do isha në këtë proces”, është shprehur Ymeri në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura.

Debati mes tij, prokurorit të çështjes dhe gjyqtares Flojera Davidhi, është shoqëruar me fjalë fyese nga ana e të arrestuarit Imeri, situatë e cila detyroi gjyqtaren të urdhërojë policinë e burgjeve, që të nxirte nga ambjentet e gjykatës të arrestuarin.

Viktor Imeri u arrestua në 8 dhjetor 2020 në Tiranë, teksa ishte paraqitur në Policinë e Shtetit për tu njohur me një urdhër që i ndalonte atij daljen jashtë qarkut të Vlorës. Së bashku me Imerin, SPAK, lëshoi dhe 5 urdhëra të tjera arresti, si Lulzim Berisha, Indrit Taullai, Emiljano Shullazi, Plaurent Dervishi, Luftar Reçi dhe Indrit Rusi.
Imeri është kushëriri i “faqedjegurit”, Edison Harizaj, që u vra në Durrës në një atentat mafioz të ndodhur në vitin 2018.

Lexo edhe :  Rikthehet kaosi në Kuvend/ Deputetët e “Rithemelimit” u bien tavolinave: Turp, turp…

Imeri u dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Që nga viti 1999 ai qëndroi në burgun e Lushnjës dhe Peqinit, deri kur nisi projektimin e tij për lirinë, gjë që e arriti dhjetorin e vitit 2019. Por, një vit më vonë, në dhjetor të vitit 2020, ai u rikthye në qeli pas hapjes së dosjeve të bujshme të vrasjeve të Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe Artan Arsit.

Të fundit

Video/ Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë,...

‘Çmendet’ moti në vend/ Mbrojtja Civile del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

I gjithë territori i vendit duke filluar nga kjo e martë do të preket nga reshjet e shiut. Por nga e mërkura, reshjet e shiut...

Nacionalizmi si epsh parazgjedhor

Nga Ornela Çuçi  Kur Albert Einstein thoshte: "Nationalism is an infantile disease. It is the measles of mankind”, pra “Nacionalizmi është një sëmundje infantile. Është...

E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje?

Nga Auron Tare Zhvillime të tilla në Jugun e Shqipërisë po krijojnë një model të dëmshëm për të ardhmen e turizmit duke fshirë një nga...

Gjyshërit i rrëmbejnë djalin/ Nusja tregon detajet: Duan ta zgjidhin me kanun, jo me ligj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kënetë të Durrësit. Një nënën e re me origjinë nga Hasi akuzon ish-vjehrrit se i kanë rrëmbyer...

Lajme të tjera

Web TV