Shfaqet i interesuari i parë, kush është miliarderi që kërkon pronësinë e Interit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Steven Zhang është ende pronari i Interit, por duket se nuk do të qëndrojë i tillë edhe për shumë gjatë.

Pasi u miratua bilanci prej 140 milionë eurosh humbje për sezonin 2021-2022, 30-vjeçari vendosi të derdhë edhe 100 milionë euro të tjera në llogaritë e klubit për të siguruar mbarëvajtjen këtë sezon, por duke pasur gjithmonë në horizont shitjen e Interit, që pritet të realizohet deri në maj të 2024-ës.

Pas “Goldman Sachs”, familja Zhang ka kontaktuar edhe “Raine Group”, një tjetër bankë amerikane që është marrë me shitjen e Chelsea, si një mënyrë për të përshpejtuar tratativat dhe për të gjetur sa më shpejt një blerës të ri, për vlerën prej 1.2 miliardë eurosh që synon kreu i grupit “Suning”.

E ndërsa tregu i synuar për të shituar aksionet e klubit milanez është ai amerikan, duken se kanë ardhur edhe përgjigjet e para.

Sipas “Sportmediaset”, interes ka shfaqur sipërmarrësi Marc Lasry, amerikani i lindur në Marakesh që është kreu i fondit “Avenue Capital Group” dhe bashkëpronar i ekipit të NBA, Milwaukee Bucks.

63–vjeçari, që ka një pasuri, e cila shkon në 1.8 miliardë dollarë, kërkon ta zgjerojë portofolin ne tij me një klub futbolli në Europë dhe shikon tek Interi mundësinë ideale për të investuar.


Të fundit

Dorëheqjet nga gara për primaret, Berisha: Tregues i lirisë së shprehjes!

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në Malësi të Madhe është shtyrë gara, për shkak të disa problemeve. “Kishte kandidat, por...

Nuk ka qetësi për Juventusin, CR7 përgatitet t’i hedhë në gjyq për 20 milionë eurot

Cristiano Ronaldo thuhet se i ka kërkuar Juventusit që t’i paguajë tarifën prej 19.9 milionë euro të rënë dakord fshehurazi gjatë fazave të hershme...

Kokulur me kapuç dhe maskë, del para hetuesve shqiptari që vrau të dashurën në Greqi

25-vjeçari shqiptar që qëlloi në kokë partneren e tij 19-vjeçare në banesën e saj në Pire, është dërguar para Prokurorisë dhe Hetuesit. Vrasësi i vetë-rrëfyer...

Pse nuk reaguat për Shaqirin dhe Xhakën pas ndeshjes? Përgjigjet Rama: Unë nuk jam…

Kryemisnitri Edi Rama i është përgjigjur ditën e somte pyetjes edhe për mosreagimin pas ndeshjes Zvicër – Serbi. Kujtojmë që shumë figura politike si në...

Del në ankand Mercedesi klasik i Maradonës, ja sa pritet të jetë çmimi

Në kohën që po zhvillohet Botërori i futbollit, është e natyrshme që të kujtohet, sipas rastit, edhe Maradona, i cili tashmë nuk jeton më. Ankandi...

Lajme të tjera

Web TV