Thierry Henry del kundër sistemit VAR: “Nuk është i shpejtë, vret gëzimin e lojës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thierry Henry nuk është adhurues i VAR-it, të paktën jo në gjendjen e tij aktuale dhe me shpejtësinë aktuale. Sulmuesi i pensionuar beson se duhet shumë kohë për të marrë një vendim, duke prishur festimet e golave.

“Në futboll ne jemi ende prapa, kemi shumë për të mësuar”, tha ai, duke folur në konferencën e ‘Leaders Week Sport Business’ në Londër.

“Ajo që mund të shoh në futbollin amerikan, në rugby, në cricket apo çfarëdo që të jetë, tenis, është e menjëhershme. Me VAR-in, ajo me të cilën mërzitem është se nuk është mjaftueshëm i shpejtë.

Një gjë tjetër që është shumë e vështirë për mua është që unë dikur shënoja gola si lojtar. Ndonjëherë nuk e di tani nëse duhet festuar. Kjo e vret gëzimin e lojës.”

Këtë vit, në Ligën e Kampionëve, UEFA ka filluar të përdorë pozicione jashtë loje gjysmë të automatizuara dhe, duke kërkuar mendimin e tij për këtë, Henry tha se kjo mund të ndihmojë.

“Përderisa është e shpejtë dhe ne kemi një shpjegim, se unë mund të shoh që lojtari ishte jashtë loje, ju vazhdoni”, tha ai.

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV