1 Tetori: Dita botërore për luftën kundër hepatit C

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli 1 tetorin Ditë botërore për luftë kundër hepatit. “Në korniza botërore rreth 600 milionë persona janë infektuar nga virusi i hepatit C dhe B. Të dy sëmundjet mund të shkaktojnë ndezje në mëlçisë dhe dëmtimit të saj të përhershëm. Për të dy sëmundjet ekzistojnë medikamente dhe nëse zbulohen me kohë mund të shërohen,” thuhet në kumtesën e HEPTA-s.

Hepatiti C është sëmundje e përhapur në të gjithë botën dhe një nga problemet më të mëdha të mjekësisë së sotme. Zbulimi i virusit të hepatitit C është bërë më 1989 e që nga ajo kohë e deri më sot ky hepatit ka përbërë e përbën një nga problemet më të mëdha të hepatologjisë së sotme, sa që nuk ka simpozium, konferencë a kongres kombëtar e ndërkombëtar ku problemi kryesor këtë dekadën e fundit mos jetë hepatiti C dhe ndërlikimet e lidhura me të, si cirroza hepatike me të gjitha ndërlikimet e saj e veçanërisht hepatokarcinoma. Për këtë të fundit, në të gjithë botën sot pranohet se shkaktari kryesor është cirroza C dhe virusi vetë.

Llogaritet që 3% e popullsisë botërore kanë në gjakun e tyre antitrupëza anti-C (mbi 150 milion mbartës në botë). Kronicizimi është i shprehur. Më shumë se 50% e të infektuarve bëjnë hepatopati kronike C gjatë jetës së tyre.

Ekziston një shumëllojshmëri gjenetike në viruset C të izoluar deri më sot. Janë izoluar 9 gjenotipe, të cilët shënohen me numra arabë (p.sh. HCV-1, HCV-2, HCV-3, etj), çdonjëri prej të cilëve mund të ndahet në nëntipe, që shënohen me gërmat e vogla të alfabetit (HCV-1a, HCV-1b, HCV-1c, etj). Virusi i hepatitit C është një agjent që transmetohet nëpërmjet gjakut dhe me rrugë parenterale. Para zbulimit të tij, trasmetimi nëpërmjet gjakut ishte mënyra e zakonshme e transmetimit të hepatitit C. Depistimi sistematik i antitrupëzave anti-HCV në dhuruesit e gjakut e ka pakësuar shumë rezikun e hepatitit C post-transfuzional, por infeksioni vazhdon të transmetohet me rrugë të tjera parenterale të dukshme apo të padukshme. Pra, në përhapjen e tij një rol të rëndësishëm luajnë edhe veprimet direkte ose indirekte mjekësore.

Lexo edhe :  OBSH i ndryshon emrin e “lisë së majmunëve”: Është racist!

Deri tani për mbrojtjen nga virusi C, nuk ekziston vaksinë e efektshme.

 


Të fundit

Ariu ka hyrë në Bulevard, çfarë bën shteti?!

Nga Frrok Çupi Hamendje, hamendje, hamendje pa fund..., çfarë do të ndodhë në 6 dhjetor. Data 6 është projektuar si...

Zgjedhjet lokale/ Berisha pa para, lekët e fushatës i merr PS, fondet i merr Basha

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk do të marrë asnjë para nga fundet publike. Zgjedhjet e e 2019 kanë nxjerrë jashtë loje...

Protesta e 6 Dhjetorit/ Me hir a pa hir, Meta i Bashkohet Berishës

Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike do të protestojnë së bashku më 6 dhjetor, në tubimin e thirrur nga Sali Berisha. Edhe pse Policia...

Horoskopi ditor, e mërkurë 30 nëntor 2022

DASHI Per shkak te nervozizmit tuaj mund te lindin konflikte dhe mosmarreveshje te shumta sot me partnerin. Nuk do toleroni ne asnje pike dhe kjo...

Lajme të tjera

Web TV