Erling Haaland provokon para derbit: Varane-Martinez? Nuk kA rëndësi se kë kam përballë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dielën do të zhvillohet derbi i Manchesterit, një nga përballjet më të zjarrta në Premier League dhe jo vetëm. City do të luajë ndaj United në “Etihad Stadium”, teksa kampionët në fuqi të Anglisë numërojnë pesë pikë më shumë se “armiqtë” e përjetshëm.

Erling Haaland do të shijojë këtë derbi për herë të parë. Sulmuesi norvegjez është përshtatur për mrekulli me ekipin e Pep Guardiolës dhe deri tani ka shënuar 11 gola në 7 sfidat e para në Premier League, duke kryesuar i vetëm renditjen e golashënuesve.

“Mezi po pres të luaj derbin tim të parë me Manchester City, do të jetë një kënaqësi e madhe. Po pres me padurim të mbërrijmë në stadiumin tonë. Shpresoj që të gjithë në klub të jenë gati për këtë ndeshje, në të cilën duhet të sulmojmë të gjithë bashkë.

Më kujtohet kur Balotelli festoi me shkrimin në fanellë: ‘Pse gjithmonë unë?’ E mbaj mend shumë mirë atë episod pasi shënoi ndaj Manchester United. Shpresoj të luajmë futbollin tonë më të mirë. Nëse po, atëherë mendoj se do të shijojmë një pasdite të bukur”.

22-vjeçari ndalet edhe te duelet me dyshen Varane-Martinez. “Jam gati për derbin, e kam të qartë se çfarë më pret në këtë sfidë. Nuk ekziston asnjë mbrojtës me të cilin nuk dua të përballem. Nuk ka fare rëndësi për mua se cilin kam përballë”, deklaroi bomberi norvegjez.

Derbi Manchester City-Manchester United do të luhet të dielën prej orës 15:00.Lisandro Martinez sends message to Raphael Varane as Man Utd pair become "perfect couple" - Mirror Online


Të fundit

“E pritën derisa erdhi dhe…”/ Zbardhen detaje nga vrasja e shqiptarit në Gjermani

Një shqiptar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e djeshme në Krefeld Gjermani. 42-vjeçari shqiptar është qëlluar katër herë nga dy...

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, ja çfarë pritet të ndodhë

Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të jetë të mërkurën në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së, në...

Ariu ka hyrë në Bulevard, çfarë bën shteti?!

Nga Frrok Çupi Hamendje, hamendje, hamendje pa fund..., çfarë do të ndodhë në 6 dhjetor. Data 6 është projektuar si më e mira në historinë...

Zgjedhjet lokale/ Berisha pa para, lekët e fushatës i merr PS, fondet i merr Basha

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk do të marrë asnjë para nga fundet publike. Zgjedhjet e e 2019 kanë nxjerrë jashtë loje...

Protesta e 6 Dhjetorit/ Me hir a pa hir, Meta i Bashkohet Berishës

Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike do të protestojnë së bashku më 6 dhjetor, në tubimin e thirrur nga Sali Berisha. Edhe pse Policia...

Lajme të tjera

Web TV